GazetaMax
Lajme

Kryetari i Butelit Kostovski AKTIV edhe për uikend. Përuroi kënd të ri lojrash për fëmijë në lagjen Shkup-Veri (FOTO)

Kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski prej fillimit të mandatit të tij ka filluar që të realizoj projektet e premtuara gjatë fushatës parazgjedhore, një pjesë e të cilave tashmë edhe kanë përfunduar.

Sot Kosotovski bashkë me ekipin e tij të komunës Butel inspektuan këndin e ri të lojërave dedikuar më të dashurve tanë, fëmijëve të ngritur tashmë në rrugën Boro Menkov të lagjes Shkup Veri.

Ky është postimi i plotë i kryetarit të Butelit Darko Kostovski në faqen e tij zyrtare në facebook:

KËND I RI PËR FËMIJË NË LAGJEN SHKUP VERI

Vazhdojmë me realizimin e projekteve të premtuara për qytetarët tanë!

Ndërtuam edhe një kënd tërësisht të ri lojërash për fëmijë, i cili gjendet në rrugën Boro Menkov të lagjes Shkup Veri.

Këndi i ri për fëmijë do të shërbej që ata të kalojnë kohën e tyre të lirë në mënyrën sa më cilësore në rekuizitat e reja.

Në hapësirë ku gjendet këndi i ri i lojërave paraprakisht është shtruar një sipërfaqe e re e butë e cilësisë së lartë me qëllim që fëmijët të mbrohen nga ndonjë lëndim eventual. Vendosëm rekuizita të reja, pajisje të reja urbane dhe realizuam një rregullim të plotë të hapësirës përreth.

Paraprakisht komuna e Butelit përfundoi shtrimin me pllaka bekatoni të të gjitha rrugëve hyrëse deri tek objektet e banimit në lagjen Shkup Veri.

Po e bëjmë komunën e Butelit një vend më të bukur për të jetuar me shumë përmbajtje të reja!

Related posts

Nuredini: Ngjarje për përmirësimin e gjendjes mjedisore të monumentit të natyrës Liqeni i Dojranit 

Gazeta Max

Shpërthen zjarr në Ministrinë e Kulturës, nuk ka të lënduar

Gazeta Max

Abdixhiku publikon pamje të reja nga tubimi në Zvicër: Turneu i Ndryshimit do ishte i mangët pa mërgatën

Gazeta Max