GazetaMax
Ballina Lajme

Kryetari i Butelit Kostovski: Buxhetin e komunës për vitin 2025 do ta bëjmë bashkë me banorët dhe për nevojat e tyre

Kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski, bashkë me ekipin e tij, kanë ndërmarr një hap të rëndësishëm drejt përfshirjes aktive të qytetarëve në krijimin e buxhetit të komunës për vitin 2025.

Nga sot, ekipe të organizuara të komunës kanë nisur të vizitojnë një numër të madh të amvisërive në vendbanimet e Butelit, me qëllim të mbledhjes së ideve dhe propozimeve që pasqyrojnë nevojat reale të qytetarëve.

“Bashkë me qytetarët po ndërtojmë të ardhmen e Komunës së Butelit! Edhe sivjet komuna e Butelit po krijon buxhet bashkë me qytetarët. Nga sot ekipe të organizuara nga komuna e Butelit do të vizitojnë një numër të madh të amvisërive në të gjitha vendbanimet tona. Këto ekipe do të mbledhin propozime dhe ide për buxhetin e ri”, ka shkruar në faqen e tij zyrtare në facebook, kryetari i Butelit Darko Kostovski.

Kostovski ka informuar banorët e Butelit se për më shumë mundësi komunikimi, qytetarët do të mund t’i dërgojnë propozimet e tyre edhe në arkivin e Komunës së Butelit, në email adresën info@opstinabutel.gov.mk apo në numrin e telefonit: 075 274 421

Sipas kryetarit të komunës së Butelit, kjo iniciativë synon të krijojë një buxhet që reflekton kërkesat dhe zgjidhjet që vetë qytetarët i propozojnë, duke forcuar lidhjen mes tyre dhe pushtetit lokal.

Komuna e Butelit mbetet e përkushtuar për një të ardhme të qëndrueshme, moderne dhe të begatë, duke ndërtuar së bashku me qytetarët një Butel evropian.

Related posts

Këngëtari Mërgim Jashari ka gati një hit veror

Gazetamax.mk

Sa është e rëndësishme të nisni ditën duke pirë ujë

Gazetamax.mk

A është aktual propozimi portugez? Përgjigjet Mariçiq

Gazetamax.mk