GazetaMax
Lajme

Kryetari i Butelit Kostovski nuk ndalet, vazhdon me punimet ndërtimore në Luboten (Foto)

Kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski bashkë me ekipin e tij sot ka nisur me realizimin e premtimeve dhënë banorëve të Lubotenit, gjegjësisht ka lëshuar tërë makineritë që sa më parë të përfundojnë punimet ndërtimore në këtë vendbanim.

Kostovski sot gjatë ditës është mirëpritur nga banorët e Lubotenit me të cilët bashkë kanë biseduar edhe për projektet të tjera për të cilat banorët kanë nevojë.

Sipas kryetarit të Butelit kjo është faza e dytë e punimeve mbi infrastrukturën rrugore në Luboten pas asfaltimit të katër rrugëve kryesore të këtij vendbanimi e të cilat janë arteriet kryesore.

Ky është postimi i plotë i kryetarit të komunës së Butelit, Darko Kostovski në faqen e tij zyrtare në facebook:

OFENSIVA NDËRTIMORE KA FILLUAR NË LUBOTEN

Ka filluar rindërtimi i plotë i disa rrugëve në Luboten.

Rruga 5 e vendbanimit Luboten, lagja e poshtme për herë të parë do të shtrohet me tampon dhe do të asfaltohet.

Paralelisht po projektohen edhe rrugë të reja, të cilat do të rindërtohen.

Punimet po zhvillohen me një dinamikë të fuqishme.

Pas përfundimit të punimeve të planifikuara në Luboten do të vazhdojmë të fokusohemi dhe të punojmë edhe në pjesën tjetër të vendbanimeve të komunës së Butelit.

Zhvillim i barabartë dhe i balancuar për të gjitha vendbanimet

#komunaBUTEL

Related posts

Tre të vdekur dhe 41 raste të reja me koronavirus

Gazetamax.mk

Hulumtim/ Rreth 42,5 për qind e nxënësve konsiderojnë se ka dhunë në shkolla, një e katërta i raportojnë ato

Gazetamax.mk

Në Uashington vazhdon dialogu strategjik mes SHBA-ve dhe RMV-së

Gazetamax.mk