GazetaMax
Lajme

Kthyem 40 milionë euro borxh, rritëm pagat, policët morën pajisje, lëvdohet Spasovski!

Shkup, 23 janar – Ministri i Punëve të Brendshme ka publikuar në Facebook se çfarë ka bërë në periudhën 2017-2022.

Marrja e Ministrisë së Brendshme nënkuptonte marrjen e një borxhi 40 milionë euro, asnjë kapital, projekt infrastrukturor, asnjë objekt të rinovuar, punonjës policie pa pajisje, pa uniforma, me gjyqe enorme për mospagesë të bonusit dhe pagave dhe një sërë problemesh të tjera me të cilat punonjësi i policisë, strumbullari i institucionit, u harrua në margjina.

MPB për QYTETARË 2017-2022:

– Borxhi i kthyer 40 milionë euro
-78 objekte të rikonstruktuara, me efikasitet energjetik, me 30% kursim të energjisë elektrike
-Tre rritje pagash nga 5% secila, paga bonus të paguara për 4 vjet
– Mbi 10 milionë euro të investuara vetëm për uniforma, plus investime në pajisje
– Qendër TIK në Prilep me infrastrukturën më moderne informative
– Qendra më moderne e mjekësisë ligjore në Ballkan

Këto janë projekte nga të cilat përfitojnë qytetarët e Republikës së Maqedonisë – Vazhdojmë në vitin 2023, ka shkruar Spasovski në Facebook.

Related posts

Java e kontrolleve falas dhe konsultimeve me pacientë në menopauzë në KGJO

Gazeta Max

ATK-ja del me një njoftim për këngëtarët në prag të sezonës verore

Gazeta Max

Ali Ahmeti: Të gjithë ta mbështesim iniciativën e Edit për ndryshim të Rezolutës skandaloze 1782

Gazeta Max