GazetaMax
Ballina

Kujdes çfarë bëni kur jeni me pushime: Katër artikuj ushqimorë të cilët nuk bën assesi t’i konsumoni para notit!

Disa ushqime mund të shkaktojnë ngërçe dhe djegësirë

Që nga vegjëlia neve na mësojnë që assesi nuk bën që të bëjmë not me stomakun plot.

Mirëpo, madje edhe nëse ka kaluar mjaft kohë nga vakti i fundit, patjetër duhet të kujdesemi edhe për llojin e ushqimit të cilin e konsumojmë para se të shkojmë të lahemi.

Me fjalë të tjera, ka artikuj ushqimorë dhe pije të cilat assesi nuk do të duhej t’i hani dhe t’i pini para notit.

Ushqimi djegës

Meqenëse notojmë në pozitë horizontale, refluksi i thartirës shumicës mund t’i shkaktojë problem. Ushqimi djegës dhe me mëlmesa edhe më shumë komplikon, andaj më mirë do të ishte që të shmangni salcat pikante, specat djegës dhe artikuj të tjerë të shijes së këtillë.

Alkooli

Kjo veçanërisht ka të bëjë me të rinjtë të cilët i adhurojnë argëtimet ditore në plazhe. Të gjithëve u është e ditur që alkooli ul aftësinë e reagimit dhe të vlerësimeve adekuate në momentin e caktuar, andaj është logjike që duhet shmangur para se të hyni të laheni në det.

Bishtajoret

Bishtajoret, siç janë fasulja dhe bizelja, përmbajnë shumë fibra të cilat janë të dobishme për shëndetin, por mund të shkaktojnë fryrje, kapsllëk dhe ngërçe, të cilat mund t’ju prishin kënaqësinë verore.

Pijet energjike

Shumë njerëz pëlqejnë pijet e ftohta energjike, për të cilat jemi të bindur se krijojnë një ndjenjë vigjilence. Megjithatë, pijet energjike mund të shkaktojnë diarre dhe vjellje, dhe ju keni më shumë gjasa të jeni të dehidratuar.

Related posts

Epitafi me mbishkrimin Dardanus / Grubi: Janë ndërmarrë të gjitha masat ligjore për ruajtjen dhe dërgimin e artefakteve në Muzeun Arkeologjik Shtetëror

Gazetamax.mk

Adelina veshë fustan të ngushtë, në pah i del gjoksi i madh

Gazetamax.mk

Nuk preferohet të qëndroni me rroba banje të lagura

Gazetamax.mk