GazetaMax
Lajme

Kulla: Ali Ahmeti është lider i shqiptarëve, i fitoi zgjedhjet dhe prap do t’i fitoj zgjedhjet dhe do të jetë në qeveri

Analisti nga Shqipëria sot në TEVE1 të Kosovës, ka folur edhe për ngjarjet në Maqedoninë e Veriut. Sipas Kullës, lider i shqiptarëve është Ali Ahmeti dhe ai në zgjedhjet e fundit i fitoi zgjedhjet dhe nëse do të mbahen sërish zgjedhje prap do ti fitojë zgjedhjet dhe do të jetë në qeveri.

Nga ana tjetër në Maqqedoninë e Veriut kemi një tronditje mes koalicionit qeverisës VMRO-së dhe VLEN-it. Në Koalicionin shqiptar VLEN ka plasur një paknaqësi mes katër liderëve ku ditë më parë lideri i ASh-së, Arben Taravari shprehi hapur se 70% e shqiptarëve janë të paknaqur me funksionimin e VLEN-it në qeveri dhe kjo duket nga 100 kilometra.

Taravri më tej u shpreh se kjo qeveri nuk do ti bëjë ndryshimet Kushtetese edhe pse në fillim kishin shpresa për një gjë të tillë.

Pas këtyre deklaratave reaguan tre partitë tjera duke u distancuar nga Taravari.

Ndryshe njohësit e politikave në Maqedoni thonë se tragjedia e Koçanit mund të çojë vendin në zgjedhje të parakohshme bashkë me zgjedhjet lokale.

Related posts

Lladrovci: Këtë prirje të shtetit serb për gjenocid e kemi njohur e ditur që nga viti 1878

Gazeta Max

VMRO DPMNE-së dhe Levicës ju pengojnë shqiptarët në drejtim të shtetit

Gazeta Max

Anulohet seanca e 74, shkak mungesa e deputetëve

Gazeta Max