GazetaMax
Kuriozitete

Kulusevski pritet të nënshkruajë kontratë të përhershme me Tottenham

Tottenham Hotspur dhe Dejan Kulusevski pritet të zgjasin bashkëpunimin e tyre.
Kulusevski i është bashkuar Tottenhamit në formë huazimi nga Juventus, por punët kanë ecur aq mirë saqë tashmë mendohet kontrata e përhershme.
Raportime të Fabrizio Romano bëjnë të ditur se Tottenham do të synojë nënshkrimin e kontratës në verën e vitit 2023.
Tottenham do duhet të paguajnë rreth 35 milionë euro për klauzolën e lojtarit.
Fabrizio Romano flet edhe për mundësinë e një klauzole tjetër, por që nuk jep shifra konkrete.
Mbetet të shihet se çfarë hapa do të marrë Tottenham për transferimin e Kulusevski.

Related posts

Klopp për situatën te Liverpool: Çfarëdo që ndodh, unë do të jem i përkushtuar

Gazeta Max

Man City 4-3 Real Madrid, këto janë notat e lojtarëve

Gazeta Max

Lewandowski i thotë “PO” Barcelonës

Gazeta Max