GazetaMax
Ballina

Kurrizi çelik i fortë: Bëni këtë ushtrim dhe kurrë më nuk do të ndieni dhimbje shpine!

Kujtohuni vetëm se si bebet luajnë me këmbët e tyre derisa fillojnë të ecin. E po ky është ushtrimi për ju.

Arsyet për dhimbje të shpinës janë të ndryshme, mirëpo gjithsesi shumë të pakëndshme.

Edhe pse ekzistojnë ushtrime të ndryshme, të cilat vërtet mund të ndihmojnë, dëshirojmë të ndajmë me ju vetëm një të tillë me ndihmën e të cilit problemi do të zgjidhet shumë më shpejtë seç mendoni.

Para se t’ju tregojmë se si bëhet ushtrimi, kujtohuni se si bebet luajnë derisa nuk fillojnë të ecin, lakojnë këmbët deri te goja e tyre: përafërsisht edhe ju duhet të bëni diçka të tillë.

Shtrijuni në shpinë dhe përpiquni që nën shpinë asgjë të mos ju pengojë. Më së miri do të ishte që të shtriheni në shtrojën për ushtrime dhe natyrisht që të keni veshje diç më komode, ndonëse, mund të përdorni edhe peshqirin.

Lakoni këmbët në atë mënyrë që të jenë të hapura dhe të dy gjunjët afër gjoksit, ndërkaq bërrylat të mbështetur në kërçikë. Shputat i mbani me duar.

Me ndihmën e forcës së pjesës së sipërme të trupit butësisht shtrëngoni gjunjët në drejtim të dyshemesë dhe merrni frymë thellë dhe nxirreni frymën 5 herë. Pas kësaj, shtrini duart dhe këmbët në dysheme.

Kini kujdes që të punoni ngadalë dhe lehtë, pa lëvizje të shpejta. Nëse ndieni dhembje të çuditshme, ndërpriteni ushtrimin.

Kur ta bëni këtë ushtrim dhimbja do të duhej të zhdukej apo së paku do të zbutej, prandaj nuk ka arsye të mos e provoni. 

Related posts

“Boll ma” quhet kënga më e re nga Valdet Luka, një super projekt

Gazetamax.mk

“Nuk dua t’ia di për ty, e dua veten”, Beatrixa i hedh “thumb” Donaldit

Gazetamax.mk

Bëhuni gati për super hitin e verës nga David Dreshaj

Gazetamax.mk