Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka ndarë detaje nga takimi i zhvilluar me kryetarin e Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, lidhur me mundësitë e bashkëqeverisjes.
Gjatë një konference për media, Kurti theksoi se ka bërë një ofertë konkrete për Nismën, me synimin që të gjithë procesi të përmbyllet sa më shpejt dhe në mënyrë sa më të mirë, për të siguruar konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë së re, përcjell Telegrafi.
“Me Limajn kemi zhvilluar një takim pardje. Unë si kryetar i subjektit fitues kemi shprehur jo vetëm interesim, por edhe gatishmëri për të bashkëqeverisur me Nismën dhe në përputhje me këtë unë kam bërë edhe një ofertë konkrete për Nismën në mënyrë që gjithçka të mbyllet sa ma shpejt dhe sa më mirë që ta kemi konstituimin e Kuvendit dhe Qeverinë e rë. Mirëpo, kur këto bisedime të përmbyllën me rezultatin final mund të flasim për hollësitë e përmbajtjes së saj”, tha Kurti.