GazetaMax
Ballina

Kush është i rradhës? SHBA përgatit listë me 19 emra politikanë në listën e zezë, një verë të nxehtë në rajon…

Kush i minon përpjekjet amerikane për përparimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor?

SHBA nuk do të ndalojë publikimin e emrave të rinj të personave që janë pjesë e listës së zezë amerikane nga rajoni, përfshirë edhe vendin tonë.

Amerikanët po përgatisin një listë të zezë me 19 emra politikanësh nga Ballkani Perëndimor, mes tyre sigurisht që do të ketë edhe nga Maqedonia. Këtë informacion e ka publikuar televizioni “Aljezira”, duke komentuar fjalimin e përfaqësuesit amerikan për Ballkanin, Gabriel Escobar.

Siç thuhet, lista përgatitet prej 5 vitesh dhe synohet të zbulohet se kush po pengon përpjekjet amerikane për përparimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Deri më tani, kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko dhe biznesmeni Orce Kamçev janë në listën e zezë të SHBA-ve, ndërsa në listën e fundit kanë qenë edhe ish-kryeministri Nikola Gruevski dhe ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijalkov.

Në periudhën e kaluar, SHBA-të pa mëdyshje kanë theksuar se përveç personave të korruptuar, në listën e zezë mund të jenë edhe personat që cenojnë Marrëveshjen e Prespës dhe Ohrit.

Related posts

Pse duhet t’i falim edhe ata që nuk e meritojnë

Gazetamax.mk

Otiti, dhimbja e veshit tek fëmijët

Gazetamax.mk

12 mënyra për të rënë në peshë pas moshës 40-vjeçare

Gazetamax.mk