GazetaMax
Lajme

Kuvendi do ta mbajë mbledhjen e 71-të

Shkup, 23 maj – Kuvendi republikan sot duhet ta mbajë vazhdimin e mbledhjes së 71-të, në rend dite të së cilës janë Raportet vjetore për vitin 2021, punën e Këshillit republikan të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të Komisionit shtetëror për parandalim të korrupsionit, si dhe Raporti vjetor i Avokatit të popullit për shkallën e sigurimit të respektimit, avancimit dhe mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të njeriut në vitin 2021.

Para deputetëve të kësaj mbledhje është edhe Propozimi për kandidat për nënkryetar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së veriut, por edhe interpelanca për punën e kryetares së Komisionit për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive, Sonja Mirakovska.

Në rend dite është edhe Propozimi ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për tregti, me procedurë të shkurtuar, si dhe Propozim-ligji për plotësim të Ligjit për mjedis jetësor dhe Propozim-ligji për ndryshim të Ligjit për marrëdhënie të punës.

Raporti vjetor për punën e Komisionit shtetëror për ankesa rreth furnizimeve publike për vitin 2021, Informata për regjistrimin e popullatës, amvisërive dhe banesave në Republikën e Maqedonisë së Veriut – viti 2021, si dhe propozim – vendimet për dërgim të pjesëtarit të Armatës së RMV-së për pjesëmarrje në operacion ndërkombëtar të Bashkimit Evropian “ALTEA” në Bosnjë e Hercegovinë dhe për dërgimin e pjesëtarëve të Armatës së RMV-së për pjesëmarrje në operacionin ndërkombëtar të BE-së “EUTM RCA” në Republikën Qendrore Afrikane, janë gjithashtu mes pikave në agjendën për mbledhje kuvendore.

Siç është paralajmëruar, në këtë mbledhje deputetët duhet të diskutojnë edhe rreth Propozim-ligjit për stabilitet financiar, për Propozim ligjin për parandalim të larjes së parave dhe financim të terrorizmit, si dhe rreth Propozim ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për transport në komunikacionin rrugor, me procedurë të shkurtuar.

Në mbledhje pritet të diskutohet edhe rreth raporteve vjetore për punën e Komisionin shtetëror për vendim marrje në shkallë të dytë në fushën e mbikëqyrjes inspektuese dhe procedurën kundërvajtëse për vitin 2021, për punën e Agjencisë për shërbime audio dhe audiovizuale për vitin 2021, të Agjencisë për komunikime elektronike për vitin 2021, të Komisionit për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi për vitin 2021, për punën e Agjencisë operativo-teknike për vitin 2021, si dhe për Raportin vjetor për punën e Ndërmarrjes publike radiodifuzive Radio televizioni i Maqedonisë së Veriut për vitin 2021.

Related posts

Sulm fizik ndaj këshilltarit Ilieski në komunën e Karposhit

Gazetamax.mk

Aksident i rëndë tek ura e Zhelinës, ka të lënduar

Gazetamax.mk

Bernard Nikaj thotë se Donika Gërvalla në takime ta çon mallin e një këshilltareje që ka shku për shënime

Gazetamax.mk