Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi në fillim të mbëedhjes së sotme kumtoi se më 12 korrik 2025 i është ndërprerë funksioni Avokatit të popullit, Naser Ziberi për shkak të përmbushjes së kushteve për pension të moshës.
“Ju njoftoj se Avokati i popullit Naser Ziberi më 12.07.2025 i përmbushi kushtet për pension të moshës. Konstatoj se në bazë të nenit 9 paragrafi 1 pika 3 nga Ligji për Avokatin e popullit, Avokatit të popullit Naser Ziberi i ndërpritet funksioni i Avokatit të puopullit më 12 korrik 2025 për shkak të përmbushjes së kushteve për pension të moshës”, theksoi Gashi.
Në fjalën procedurale, deputeti i Së Majtës, Borisllav Kërmov edhe sot kërkoi pauzë prej një ore për shkak të, siç tha, përmbushjes së plotë të kërkesës së deputetes së tyre Jovana Mojsoska për marrje të të dhënave për shpenzimet e rrugës për të gjithë deputetët.
“Ne edhe sot sipas nenit 87 paragrafi 2 do të kërkojmë pauzë prej një ore. Parimisht kërkojmë që kërkesa e deputetes sonë Jovan Mojsoska të përmbsuhet tërësisht. Do të thotë, të kemi pasqyrë të hollësishme për shpenzimet e rrugës për deputetët. Ne morëm një dokument ku ishin të zgjedhur vetëm rreth njëzet deputetë. Ja të gjithë deputetët po dalin. Mu ata të cilët marrin më së shumti shpenzime për rrugë. Do të thotë, vetëm rreth njëzet deputetë dhe prej tyre pjesa më e madhe ishin normalisht nga opozita. madje morëm një dokument ku në njëfarë mënyre na u tërhoq vërejtja nga sekretarja e prëgjithshme se është prekur dinjiteti, me atë që kemi dashur t’i nxjerrim ato të dhëna publike. Kjo nuk mund të jetë prekje e dinjitetit. Prekje në dinjitetin e këtij Kuvendi është veprimi juaj i paturpshëm i marrjes së shumave milionëshe për shpenzime të rrugës. Për ta ruajtur dinjitetin e Kuvendit, a kemi apo të ndaloni t’i merrni shpenzimet e rrugës apo së paku të përmbushet obligimi ligjor dhe i Rregullores ndaj deputetes sonë.
Unë shpresoj se këto thirrjet tona prej shumë kohës, ja përfundimisht do të arrijnë tek sekretarja e përjgithshme e cila është e ulur prapa meje”, tha Kërmov.
Gashi iu përgjigj Kërmovit se do t’i marrin të dhënat për shpenzimet e rrugës për të gjithë deputetët.
“Ju keni marrë përgjigje, siç thatë edhe vetë. Dhe do ta merrni për të gjithë deputetët. Por, kjo është normale, proceduralen e kërkoni për pauzë. keni një orë pauzë”, tha Gashi.
Mbledhja e 60-të plenare e Kuvendit do të vazhdojë me punë pas pauzës njëorëshe.