GazetaMax
Lajme

Kuvendi jep ‘ok’, ngrihen komisionet për Reformën Zgjedhore dhe Territoriale

Komisionet e Posaçme për Reformën Zgjedhore dhe Territoriale morën “OK” në Kuvend.

Në nisjen e seancës së sotme, deputetët votuan me 113 vota pro, 3 kundër dhe asnjë abstenim ngritjen e komisionit për Zgjedhoren ndërsa për Territorialen votuan 115 deputetë pro, 3 kundër dhe zero abstenime.

Projektvendimi sqaron se vendimet e Komisionit të Reformës Zgjedhore do të miratohen me shumicën e votave të anëtarëve dhe konsensusin e bashkëkryetarëve.

Pjesë e tryezës së diskutimeve do të jenë plot 16 anëtarë, nga të cilët 7 do t’i përkasin Partisë Socialiste dhe 7 Grupit parlamentar të Partisë Demokratike. 2 anëtarë do të jenë nga partitë të cilat në zgjedhjet e 11 majit kanë fituar të paktën dy mandate, përkatësisht Partia Socialdemokrate dhe Partia Mundësia.

Ndryshe do të jetë përbërja në Komisionin e Posaçëm të Reformës Territoriale, përbërja e së cilit do të jëtë me 16 anëtarë por me ndarje ndryshe.