GazetaMax
Lajme

Kuvendi me 56 vota miratoi Buxhetin për vitin 2023

Shkup, 23 Dhjetor – Kuvendi i Maqedonisë së Veriut me 56 vota “për”, 30 “të përmbajtur” dhe 1 kundër miratoi Buxhetin për vitin e plotësuar për vitin 2023.

Ministri i Financave, Fatmir Besimi para votimit falënderoi të gjithë ata që morën pjesë në debat që sipas tij, ka dhënë rezultate dhe theksoi se janë pranuar disa amendamente.

Sipas ministrit Fatmir Besimi, buxheti është real dhe zhvillimor, ndërsa opozita e cila votoi e përmbajtur theksoi se me këtë buxhet do të rritet borxhi publik.

Në buxhetin e vitit 2023, rritja është parashikuar në 2.9 për qind dhe inflacioni 7.1 për qind. Të hyrat e përgjithshme janë planifikuar në nivelin prej 282 miliardë denarë dhe janë më të larta për 14,8 për qind në krahasim me vitin 2022, kurse shpenzimet në nivelin prej 324,8 miliardë denarë ose janë 12,6 për qind më të larta në krahasim me vitin 2022. Deficiti buxhetor është në nivelin 4.6 për qind të PBB-së së planifikuar. Për shpenzime kapitale janë planifikuar 48,9 miliardë denarë ose rreth 52,3 për qind më shumë krahasuar me planin për vitin 2022.

Related posts

Ministri Sali hapi Konferencën e 7 të mjekëve të Mjekësisë së Përgjithshme/Familjare të Europës Juglindore

Gazeta Max

Drejtori i Entit Shtetëror të Pronësisë Industriale, Eljesa Neziri, merr pjesë në takimin vjetor “INTA 2025” në SHBA

Gazeta Max

Moraçanin nuk pret që të arrihet marrëveshje për ndryshimet kushtetuese

Gazeta Max