GazetaMax
Lajme

Ky është numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë

597 raste aktive me Covid-19
Aktualisht në Kosovë janë 597 raste aktive me koronavirus. Prishtina ka numrin më të lartë të rasteve aktive me COVID-19.
Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) në kryeqytet aktualisht janë 174 raste aktive me COVID-19, e pasuar nga Prizreni me 55 raste, Ferizaj 45 raste, Gjilani me 44 raste dhe komuna të tjera me dhjetëra raste.
Ndërkohë që në raportin e fundit IKShPK njoftoi për dy vdekje dhe 16 raste të reja me COVID-19.
Për mbrojtje nga infektimi me COVID-19 qytetarët edhe u vaksinuar kundër COVID-19. Për çka, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.821.268 doza të vaksinës, ndërsa 820.020 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Kurse, janë dhënë 99.787 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Related posts

24 vite nga rënia e Mujë Krasniqit dhe 41 bashkëluftëtarë, Ahmeti: Koha nuk gllabëron kujtimet për ata që nuk kursyen jetën për lirinë e atdheut

Gazeta Max

Sot përkujtohen/ Shaban Polluzha, Mehmet Gradica dhe shumë trima të Drenicës të vrarë në vitin 1945

Gazeta Max

Stojanovska: LSDM po kërkon shpëtim dhe të ndajë përgjegjësinë

Gazeta Max