GazetaMax
Ballina

Ky është orari më i papërshtatshëm i ditës për të pirë kafe

Për shumë prej nesh, kafeja është një pjesë e domosdoshme e rutinës së përditshme. Ajo është aty për të na dhënë atë dozë të energjisë që na nevojitet gjatë ditës. Megjithatë, kafeja nuk këshillohet të konsumohet në çdo orar.
Sipas studimeve, duhet të shmangni konsumimin e kafeinës pas orës 02:00 ose të paktën shtatë orë para se të flini gjumë, pasi mund të ndikojë negativisht në gjumin tuaj. Një studim, botuar në Journal of Clinical Sleep Medicine, zbuloi se konsumimi i kafeinës gjashtë orë para se të shkoni në shtrat ndikonte në cilësinë e gjumit, edhe pse efektet e kafeinës mund të mos ndiheshin më. Pjesëmarrësit e studimit ishin në gjendje të binin në gjumë pa problem, por cilësia e gjumit nuk ishte njësoj si te dikush që nuk kishte konsumuar kafe disa orë para gjumit.
Sipas studimeve të bëra nga studiues në Britani dhe SHBA dhe të botuara në revistën Science Translational Medicine, pirja e një ekspresi të dopio tri orë para gjumit mund të kthejë orën e trupit prapa pothuajse një orë. Kjo gjë lidhet me sëmundjet e zemrës dhe çrregullimet neurodegjeneruese, të tilla si Alzheimeri.
Nuk bëhet fjalë vetëm për kafeinën që gjendet në kafe, por edhe për atë që gjendet te pijet me sodë apo ato energjike.
Koha më e mirë për të konsumuar kafe është ora 10 e paradites. Sa i përket konsumit të përgjithshëm, Klinika Mayo rekomandon mbajtjen e konsumit të kafeinës në 400mg në ditë, ose afërsisht katër filxhanë kafeje.

Related posts

Këngëtari Ardian Dema bashkëpunon me më të mirët për projektin “Jabanxhi”

Gazetamax.mk

Ky ushqim është më i keqi për veshkat!

Gazetamax.mk

Faktorët që çojnë në infertilitet

Gazetamax.mk