GazetaMax
Showbizz

Ky film zgjat 3 orë e 35 minuta dhe A$AP Rocky e ka parë 3 herë

Sa orë janë shuuumë orë për t’u marrë me një film? Le të pyesim A$AP Rocky-n Reperi e ka parë filmin “The Brutalist” të regjisorit Brady Corbet plot tre herë.

“E kam parë vërtet tre herë,” tha ai për Vogue. “Është shumë [film] i mirë, për mua, sepse unë dua të bëhem dizajner mobiljesh.”

Duke bërë llogaritë, filmi zgjat 3 orë e 35 minuta, që do të thotë se në total A$AP Rocky i ka kushtuar 10 orë e 45 minuta Adrien Brody-t në ekran.

Ironikisht, pjesa që ka të bëjë me dizajnin e mobiljeve mbaron brenda 45 minutave të para të filmit, kështu që duket se reperi e ka parë pjesën tjetër thjesht për kënaqësi.

Ky film zgjat 3 orë e 35 minuta dhe A$AP Rocky e ka parë 3 herë!

Në “The Brutalist”, aktori Adrien Brody portretizon László Tóth, një arkitekt hungarez, i cili i mbijeton Luftës së Dytë Botërore, kampeve të përqendrimit dhe shkon në SHBA. Filmi na tregon peripecitë e tij, karrierën, si dhe marrëdhënien sfiduese dhe të vështirë me bashkëshorten e tij, Erzsébet (Felicity Jones).

Brody fitoi çmimin Oscar “Aktori më i mirë” për rolin e tij. “The Brutalist” u nominua në kategori të rëndësishme – duke përfshirë “Filmi më i mirë”, “Aktori më i mirë në rol dytësor”, “Aktorja më e mirë në rol dytësor”, “Regjisori më i mirë”, “Skenari më i mirë original” etj. – si edhe fitoi në kategori si “Kolona zanore më e mirë” dhe “Kinematografia më e mirë”.

Related posts

Meti Berbatovci, ka nisur vitin 2025 me një lansim të ri muzikor

Gazeta Max

“Pa te pa”, krejt pritja te dueti që po vjen nga Ermal Fejzullahu dhe David Dreshaj

Gazeta Max

Gjesti zyrtarisht fitues i edicionit të 4-të të BBV Albania, ngre çekun 100 mijë euro

Gazeta Max