GazetaMax
Lajme

Kyçyk: Bullgaria po bëhet vend problematik i cili e pengon zhvillimin e BE-së

Shkup, 24 qershor – Bullgaria po bëhet vend problematik i cili i pengon proceset zhvilluese të BE-së. Vendi ynë nuk duhet të jetë mes penguesve, por në hapësirën zhvilluese – të vendosim agjendë, të imponojmë pikëpamje të ndryshme të cilat do ta bëjnë BE-në shumë më efikase dhe ai të jetë në interes nacional bullgar. Një nga temat që duhej t’i zhvillonte Bullgaria ishte lidhur me zgjerimin e BE-së dhe si Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut duhet të jenë pjesë e saj, thotë në intervistën për BNR-në Ilhan Kyçyk, eurodeputet nga “Ripërtërije Evropën”, anëtar i Komisionit për punë të jashtme në PE dhe raportues për Maqedoninë e Veriut.

Ai është kategorikisht kundër idesë për ndarje të Maqedonisë së Veriut dhe të Shqipërisë në rrugën evropiane, sepse konsideron se me atë plotësisht do të komplikohet imazhi ndërkombëtar i Bullgarisë.

Sipas tij, propozimi i kryesimit francez me Këshillin e BE-së është më i miri deri më tani për Bullgarinë.

“Nëse do të miratohet nga Sofja dhe Shkupi, është çështje tjetër… Gabim definitiv ishte të zhvendoset çështja si patate e nxehtë në kuvendin popullor. Pozicioni i Bullgarisë duhet të përgatitet nga Këshilli ministror, Sipas Kushtetutës, politikën e jashtme e udhëheqë Këshilli ministror, e jo Parlamenti”, thotë Kyçyk.

Ai konsideron se nëse Bullgaria miraton qëndrim të përbashkët për propozimin për Maqedoninë e Veriut, presioni politik tashmë nuk do të jetë ndaj saj, por do të kërkohen mekanizma të tjerë në mënyrë që të imponohet njëri apo propozimi tjetër.

“Bullgaria do të ketë qëndrim, sepse nuk mundet dy vite të mos kemi pozicion të përbashkët për këtë çështje. Do të jetë mosrespekt i madh ndaj BE-së nëse vendi ynë nuk del me qëndrim të qartë se si sheh ndaj kësaj çështjeje. Në propozim ka mjaft garanca të mira për zgjidhjen e problemeve të vështira nga e kaluara dhe për çështjet e vjetra të hapura emotive, si dhe për të drejtat e bullgarëve – ata garancat e veta do t’i realizojnë në mënyrë evropiane”, thotë Kyçyk./Zhurnal.mk

Related posts

#20vjetbashkë, BDI feston 20 vjetorin e themelimit

Gazetamax.mk

Njerëzit në Kiev po vdesin nga uria pa ushqim, po pijnë ujë të zeza

Gazetamax.mk

Kush është punonjësja e AKSHI-t në Shqipëri që do të transportonte drogën në Maqedoni

Gazetamax.mk