GazetaMax
Lajme

Lajçak sot në Beograd, do të takohet me Vuçiqin

Në vazhdën e përgatitjeve për takimin e 18 marsit që do të mbahet në Ohër, e ku do të takohen kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, Miroslav Lajçak do të udhëtojë sot për në Beograd.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të takohet me përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, njoftoi Presidenca e Serbisë.

Takimi është planifikuar për në orën 14:30 në ndërtesën e Sekretariatit të Përgjithshëm të Presidentit të Serbisë, ndërsa pas takimit do të publikohet një komunikatë për media.

Lajçak tri ditët e kaluara i kaloi në Prishtinë, ku pati takime me përfaqësues të qeverisë dhe opozitës në Kosovë, shefa të misioneve ndërkombëtare, si dhe me ambasadorë të akredituar në Kosovë.

Takimi i 18 marsit, vjen pas dakordimit për Planin Evropian më 27 shkurt në Bruksel. Të dy shtetet u pajtuan për Planin Evropian, i cili u publikua menjëherë më pas, por marrëveshja nuk u nënshkrua nga asnjë shtet. Kosova dhe Serbia ende pritet të merren vesh edhe për Planin e Zbatimit të propozimit.

Related posts

Sindikata e shëndetësisë paralajmëron grevë

Gazeta Max

Zhurnal mëson/ Dimovski nuk shkon ambasador në Paris, në Berlin propozohet Ylber Sela kurse Jasmin Qahil në Tel Aviv

Gazeta Max

VLEN mendon ”ALL IN” për kandidaturën e Dr. Rexhep Memedit në Studeniçan?

Gazeta Max