GazetaMax
Ballina Lajme

LAJMI I FUNDIT/ Arrestohen tre ish kryetar të komunës së Koçanit

Policia para pak kohësh arrestoi dy ish-kryetarët e Komunës së Koçanit, Ratko Dimitrovski nga VMRO-DPMNE, Nikolço Iliev nga LSDM dhe Ljupço Papazov, po ashtu nga VMRO-DPMNE, i cili dha dorëheqje pas tragjedisë në Koçan.

Ende nuk ka detaje të sakta, por kryetarët e komunave janë ndaluar për shkak të tragjedisë që ndodhi në Koçan më 16 mars 2025, ku humbën jetën 59 persona dhe u plagosën rreth 200.

Diskoteka fatale funksiononte që nga viti 2012, në mandatin e Ratko Dimitrovskit dhe ishte e hapur deri në natën fatale.

Ndryshe, gjatë lajmeve të sotme portali Plusinfo ka raportuar se Ratko Dimitrovski ka qenë kundër hapjes së diskotekës, e cila megjithatë është hapur gjatë mandatit të tij.

Sot 30 të ndjerë janë varrosur në Koçan, të tjerët janë varrosur në disa qytete të Maqedonisë.

Aksionin e ka konfirmuar edhe Prokuroria Publike.

Një aksion i ekipeve policore është duke u zhvilluar, me urdhër të Prokurorisë Themelore Publike të Koçanit, lidhur me procedurën e zjarrit në klubin “Pulse”. Operacioni për ndalimin e personave të dyshuar për përfshirje do të zgjasë gjatë gjithë natës, ndërsa prokuroria do të njoftojë më shumë pas përfundimit të operacionit nesër, njoftoi Prokuroria Publike.

Related posts

КE: Të punohet në transformimin digjital dhe në forcimin e kapaciteteve institucionale

Gazeta Max

Kompanitë e kërkojnë Malin e Zi në “Ballkanin e Hapur”, vendi nikoqir potencial i Panairit të Ushqimit

Gazeta Max

Mitchell: Nuk është koha për provokime në Ballkan që mund të çojnë në konflikt

Gazeta Max