GazetaMax
Ballina

Larja me ujë të ngrohtë për zemër të fortë

Të bërit dush është një veprim i përditshëm shumë i rëndësishëm për higjienën, por jo vetëm. Ky ritual anti-stres i bën shumë mirë zemrës, thonë ekspertët.

Një studim i publikuar në revistën mjekësore Heart, shpjegoi se të bërit banjë në një vaskë me ujë të ngrohtë ndikon në uljen e rrezikut të vdekshmërisë nga sëmundjet e zemrës dhe iskemia me të paktën 28 për qind.

Sipas studiuesve, sa më shpesh të bëhet një ritual i tillë, aq më i lartë do të jetë ndikimi në shëndetin kardiovaskular.

Gjëja e parë që ndodh në organizëm pas kryerjes së rregullt të këtij rituali është ulja e rrezikut të shfaqjes së hipertensionit.

Të bërit banjë në vaskë, besohet të përmirësojë edhe cilësinë e gjumit dhe kohëzgjatjen e shëndetshme të tij. Ekspertët thonë se banja apo dushi i ngrohtë duhet bërë një deri në dy orë përpara gjumit.

Uji i ngrohtë ka efekt qetësues për trupin dhe trurin. Ai na qetëson, por edhe ul temperaturën e trupit dhe e bën gati atë për ardhjen e gjumit.

Related posts

Gratë shtatzëna që marrin ilaçe për epilepsi kanë deri në katër herë më shumë gjasa të kenë fëmijë me autizëm ose aftësi të kufizuara në të mësuar, paralajmëron studimi

Gazeta Max

Çiftet me diferencë moshe më të pakënaqur nga martesa

Gazeta Max

Si asnjëherë me parë, Engji ekspozon të pasmet e saj në fustan të ngushtë

Gazeta Max