GazetaMax
Lajme

Latifi: Është hapur tenderi ndërkombëtar për ndërtimin e interkoneksionit prej 400 kV mes Maqedonisë dhe Shqipërisë, pritet të kushtojë 17 milionë €

Drejtori i MEPSO, Burim Latifi njoftoi se është hapur tenderi ndërkombëtar për ndërtimin e interkoneksionit 400 kV mes Maqedonisë dhe Shqipërisë. Latifi tha se për projektin në fjalë është anuluar marrëveshja me kontraktuesin paraprak, pasi siç theksoi, nga 269 themele e parapara për shtylla të transmetimit, ishin përfunduar vetëm 24, me justifikime për fonde shtesë. Latifi tha se projekti është kyç për stabilitetin elektroenergjetik të vendit, ndërsa e cilësoi si hap themelor drejt përfundimit të korridorit energjetik lindje-perëndim, që lidh Bullgarinë, RMV-në, Shqipërinë, Malin e Zi dhe Italinë.

“Parashikohet ndërtimi i rreth 100 km linjë transmetimi ajror, nga Stacioni Transformator Manastir II, deri në kufirin maqedonaso-shqiptar. Projekti vlerësohet të kushtojë rreth 17 milionë euro, i financuar përmes kredisë dhe grandeve nga BERZH dhe Fondet Europiane. Afati për dorëzimin e ofertave është 45 ditë, ndërsa zgjidhja e ofertuesit më të favorshëm pritet në tre mujorin e tretë të këtij viti, me fillimin e realizimit, të planifikuar për fillim të vitit 2026”, tha mes tjerash Latifi, duke shtuar se pret që projekti të përfundojë në vitin 2027.

Related posts

Ngjarje solemne dhe ekspozitë në nder të viktimave nga Lufta e Dytë Botërore dhe lufta në Ukrainë

Gazeta Max

Tre komisione në Kuvendin sot mbajnë mbledhje

Gazeta Max

Personi i vdekur bëhet pronar i tokës

Gazeta Max