GazetaMax
SPORT

Laura Fazliu eliminohet në luftën e parë të Botërorit

Laura Fazliu është eliminuar në luftën e parë në Botërorin e xhudos që po mbahet në Uzbekistanit.
Fazliu, që garon në kategorinë deri 63 kilogramë, u mposht nga kamerunasja Jeannette Audre.
Në të vërtetë kosovarja bëri hedhjen dhe fillimisht ishte llogaritur si “ippon” për të, por pas rishikimit, u vlerësua se Fazliu kishte rënë fillimisht në qafë gjatë momentit të hedhjes dhe u diskualifikua.
Kosova në Botërorin e xhudos në Uzbekistan ka fituar medalje të bronztë me Distria Krasniqin, ndërsa do të garojë të martën në kategorinë deri 78 kilogramë Loriana Kuka.

Related posts

Klopp i dërgon Real Madridit paralajmërim të ashpër pas shortit të Ligës së Kampionëve

e-max

Kosova-Burkina Faso, FFK-ja e zbulon orën dhe pikat e shitjes

e-max

Bayerni ndalet nga Monchengladbach

e-max