GazetaMax
Kuriozitete

Kosova-Burkina Faso, FFK-ja e zbulon orën dhe pikat e shitjes

Federata e Futbollit e Kosovës njofton se sot në orën 13:00 do të fillojë shitja e biletave për ndeshjen miqësore Kosovë – Burkina Faso, e cila zhvillohet më 24 mars në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë në orën 18:00.
Shtëpia e futbollit kosovar tutje ka shtuar se shitja e biletave bëhet në mënyrë fizike në dy pika të kompanisë Artmotion në Prishtinë – në Pejton (rruga Perandori Justinian) dhe në Grand Hotel (Sheshi Zahir Pajaziti).
Krahas miqësores me Burkina Fason, “Dardanët” do të përballen edhe me Zvicrën e Shaqirit e Xhakës në udhëtim më 29 mars.
Këto do të jetë dy mundësi ideale për selektorin e ri, Alain Giresse për t’u njoftuar me lojtarët dhe për ta parë nga afër kualitetin e tyre, në mënyrë që ta ketë një pasqyrë sa më të mirë për Ligën e Kombeve, e cila do të nisë në muajin qershor.

Related posts

Presidenti i La Liga, Tebas: Barca në rrugë të mirë për t’i regjistruar përforcimet e reja

Gazeta Max

Trajneri i ri i Manchester United, Erik ten Hag ka marr vendimin për Cristiano Ronaldon

Gazeta Max

Lojtarët e Real Madridit e duan aq shumë Eden Hazardin – ai duket që është pjesë e grupit, jo sikurse Gareth Bale që mungon në fesa

Gazeta Max