GazetaMax
Ballina

Lazim Destani: Sa më shumë të forcojmë bashkëpunimin aq më të suksesshëm do të jemi

Ishte kënaqësi e jashtëzakonshme që për dy ditë me radhë u bëmë bashkë qindra shqiptarë nga diaspora e trojet tona si pjesë e Rrjetit të Bizneseve Shqiptare, shprehet afaristi e filantropi i njohur, Lazim Destani me rastin e 10 vjetorit të themelimit, Rrjeti Global i Bizneseve të Diasporës që i ka bërë bashkë afaristët shqiptarë në Prishtinë.

Bizneset shqiptare nga diaspora e organizuan dhe e mbajtën forumin dy ditorë /17-18/ për të ndarë eksperiencat e tyre si dhe për të krijuar një urë lidhëse për bashkëpunime.

Përshtypjet nga ky forum, Destani i shënoi edhe në faqet e tij sociale.

Postimi i plotë

Ishte kënaqësi e jashtëzakonshme që për dy ditë me radhë u bëmë bashkë qindra shqiptarë nga diaspora e trojet tona si pjesë e Rrjetit të Bizneseve Shqiptare. Për dy ditë rresht qëndruam në Prishtinë, në vitin jubilar të 10-vjetorit të këtij Rrjeti. Ishin dy ditë të ngjeshura me aktivitete, takime e diskutime me anëtarë e përfaqësues të degëve që veprojnë në shtete të ndryshme europiane. Gjatë këtyre aktiviteteve gjithashtu realizuam vizita në disa kompani në Prishtinë e në qytete tjera të Kosovës ku ndoqëm prezantime dhe ku u zhvilluan shumë takime B2B mes përfaqësuesve të bizneseve të diasporës e të vendit.

Ky aktivitet i ka shërbyer diasporës dhe Rrjetit Global të Bizneseve Shqiptare për të ecur në rrugën e duhur, drejt rritjes së bashkëpunimit mes anëtarëve e bizneseve shqiptare. Sa më shumë t’i forcojmë lidhjet dhe bashkëpunimin tonë aq më të suksesshëm do të jemi në projektet që kemi para nesh e në misionin tonë.

Uroj dhe shpresoj, për të mirën e të gjithë shqiptarisë ky Rrjet të ecë në rrugën e duhur të zhvillimit e fuqizimit të tij, duke mbledhur rreth vetes sa më shumë afaristë shqiptarë, kudo që ata ndodhen me aktivitetet e tyre.

Related posts

Anemia mund të kurohet me këto receta popullore

Gazetamax.mk

Pesë ushqimet që duhet të hani në darkë për të fjetur mirë dhe pa shqetësime

Gazetamax.mk

Katër pije që mund të ndihmojnë në parandalimin e demencës

Gazetamax.mk