GazetaMax
Kuriozitete

Lëndimi i Christensen – lojtari mund të mungojë tri javë

Tjetër lojtar i është shtuar listës së lëndimeve te Barcelona.
Qendërmbrojtësi danez, Andreas Christensen është shtuar në listën e telasheve të Xavi Hernandez.
Christensen ishte startues mbrëmë ndaj Inter, por e la fushën para kohe, si pasojë e një lëndimi të pësuar.
Raportime të ‘AS’ bëjnë të ditur se Christensen mund të jetë jashtë fushave për rreth tri javë.
Christensen është qendërmbrojtësi i tretë që shtohet në listën e lëndimeve, pas Jules Kounde dhe Ronald Araujo.
Po ashtu, Frenkie de Jong dhe Memphis Depay vazhdojnë të jenë të lënduar, sikur edhe Hector Bellerin.
Mbetet të shihet se çfarë alternativa do të përdorë Xavi Hernandez për qendrën e mbrojtjes, ose nëse do t’i besojë veteranit Gerard Pique. 

Related posts

Jusra Ademi dominoi në 68kg dhe shkon ne Botëror

Gazeta Max

E ardhmja e Messit dhe Ramosit, PSG merr vendim për të ardhën e tyre

Gazeta Max

Barça i bie pishman, nuk e largon Dembelen

Gazeta Max