GazetaMax
Adrenaline

“Leo është Leo, ai është më i miri, por rikthimi i tij në Barcelonë nuk është pjesë e planeve tona”

Lionel Messi nuk do të rikthehet në Barcelonë gjatë verës që vjen.
Kohëve të fundit tifozët e gjigantit katalunas e ëndërruan një rikthim të mundshëm të yllit argjentinas në “Camp Nou”.
Por, të gjitha shpresat atyre ua ka shuar presidenti i “Blaugrana”, Joan Laporta.
Sipas tij, katalunasit nuk kanë mundësi të shpenzojnë aq shumë para për ta rikthyer shtatë herë fituesin e Topit të Artë, i cili vitin e kaluar iu bashkua Paris Saint-Germainit.

“Unë nuk kam marrë ndonjë mesazh as nga Messi e as nga menaxherët e tij për një mundësi të rikthimit të tij në Barcelonë. Realiteti është se ne nuk po e konsiderojmë këtë mundësi. Sot për sot, ne nuk po e ngremë këtë çështje”, deklaroi numri 1 i Barçës për “RAC1”.
Messi ka hasur në vështirësi për t’u ambientuar në Paris, ku thuhet se nuk është i lumtur.

Ai ka kontribuar pak tek PSG-ja dhe tifozëve ka nisur t’ju humbet durimi.
Madje, ata e kanë vërshëllyer dhe kontestuar së fundmi yllin argjentinas, i cili po shfaq paraqitje të zbehta.
Së fundmi spekulohej se Messi mund të largohet nga “Parku i Princave” vetëm një vit pasi u transferua aty.

Related posts

Humbja 3-0, Mbappe kritika shokëve: Të kemi më shumë respekt për veten dhe tifozët!

Gazetamax.mk

Barca kishte mundësinë të nënshkruante me Gundogan, gjithçka e hapur për verën e ardhshme

Gazetamax.mk

Lama shënon fitoren e dytë në boksin profesionist

Gazetamax.mk