GazetaMax
Kuriozitete

Milani i ofrojë pagën e njëjtë si Barcelona, por Kessie vendosi të luaj në Camp Nou

Franck Kessie dhe Andreas Christensen janë pothuajse lojtarë të rinj të Barcelonës pasi Joan Laporta konfirmoi se katalanasit kanë siguruar marrëveshje për të blerë një mbrojtës dhe një mesfushor.
Presidenti i klubit katalunas foli për RAC1 për planet e tyre për të ardhmen dhe dukej se konfirmoi blerjen e dy yjeve që do të zbarkojnë në Camp Nou si lojtarë të lirë në verë.
Kreu i Barcelonës refuzoi të përmendë lojtarët e nënshkruar, por konfirmoi se dy lojtarë të rinj do t’i bashkohen klubit gjatë verës.
“Ne kemi disa marrëveshje të mbyllura tashmë. Kontratat e tyre po skadonin, kështu që ne mund të negocionim me ta”, deklaroi Laporta.

“Mbrojtja dhe mesfusha? Aty përreth, nuk dua të jap emra”.
Kontratat e Kessie dhe Christensen me Milanin, respektivisht me Chelsean skadojnë në fund të sezonit dhe të dy lojtarët nuk kanë arritur një marrëveshje për të vazhduar me klubet e tyre aktuale.
Rossonerët thuhet se i ofruan Kessiea një marrëveshje të re prej 6.5 milionë euro. Ai e refuzoi ofertën, por duket se ka rënë dakord për një pagë të ngjashme në Barcelonë. 25-vjeçari iu bashkua kuqezinjve në vitin 2017 nga Atalanta dhe ka luajtur 214 ndeshje me gjigantët e Serie A.

Related posts

Rahoveci debuton në garat evropiane, takohet me Karvina

Gazeta Max

BNE pëson humbjen e radhës, mposhten nga 500

Gazeta Max

Përfundon telenovela, Haaland arrin marrëveshje me gjigantin evropian

Gazeta Max
Kuriozitete

Milani i ofrojë pagën e njëjtë si Barcelona, por Kessie vendosi të luaj në Camp Nou

Franck Kessie dhe Andreas Christensen janë pothuajse lojtarë të rinj të Barcelonës pasi Joan Laporta konfirmoi se katalanasit kanë siguruar marrëveshje për të blerë një mbrojtës dhe një mesfushor.
Presidenti i klubit katalunas foli për RAC1 për planet e tyre për të ardhmen dhe dukej se konfirmoi blerjen e dy yjeve që do të zbarkojnë në Camp Nou si lojtarë të lirë në verë.
Kreu i Barcelonës refuzoi të përmendë lojtarët e nënshkruar, por konfirmoi se dy lojtarë të rinj do t’i bashkohen klubit gjatë verës.
“Ne kemi disa marrëveshje të mbyllura tashmë. Kontratat e tyre po skadonin, kështu që ne mund të negocionim me ta”, deklaroi Laporta.

“Mbrojtja dhe mesfusha? Aty përreth, nuk dua të jap emra”.
Kontratat e Kessie dhe Christensen me Milanin, respektivisht me Chelsean skadojnë në fund të sezonit dhe të dy lojtarët nuk kanë arritur një marrëveshje për të vazhduar me klubet e tyre aktuale.
Rossonerët thuhet se i ofruan Kessiea një marrëveshje të re prej 6.5 milionë euro. Ai e refuzoi ofertën, por duket se ka rënë dakord për një pagë të ngjashme në Barcelonë. 25-vjeçari iu bashkua kuqezinjve në vitin 2017 nga Atalanta dhe ka luajtur 214 ndeshje me gjigantët e Serie A.

Related posts

Messi në radarin e ‘L’Equipe’ – akuzohet për ndotje të tepërt të mjedisit

Gazeta Max

‘Fshesë’ e madhe nga Juvetus – 4 largime të mëdha

Gazeta Max

Inter merr vendim përfundimtar për Sanchez

Gazeta Max