GazetaMax
Lajme

Lëvizja Arbëria dhe VLEN hedhin hapin e parë drejt bashkëpunimit

Pas një sërë kontaktesh joformale të zhvilluara ditëve të fundit, sot u mbajt edhe takimi i parë zyrtar mes Lëvizjes Arbëria, të përfaqësuar nga Orhan Ibrahimi dhe Bekim Fazliu, dhe përfaqësuesve të VLEN-it, Izet Mexhiti dhe Zekirija Ibraimi.

Takimi u zhvillua në një atmosferë të hapur dhe mirëkuptimi, duke reflektuar frymën e përgjegjësisë politike dhe nevojën për bashkëpunim të sinqertë mes forcave që ndajnë aspirata të përbashkëta për të ardhmen e shqiptarëve.

Qëllimi i diskutimeve ishte shqyrtimi i mundësive për bashkëpunim në zgjedhjet lokale, duke u përqendruar në krijimin e një platforme të përbashkët që do t’i shërbejë interesit qytetar dhe përfaqësimit të denjë politik. Palët u pajtuan që dialogu i nisur të vazhdojë me krijimin e grupeve të punës, duke hapur rrugën për hapa të tjerë konkretë në ditët dhe javët në vijim. Në këtë takim, mbi dallimet e natyrshme, mbizotëroi bindja se e ardhmja e shqiptarëve ndërtohet mbi bashkëpunim të ndershëm.

Related posts

Masakër me shtatë të vdekur në Ekuador

Gazeta Max

Moti sot me vranësira, nga e hëna pritet edhe borë

Gazeta Max

Gir: Fjalët e mira nuk mjaftojnë në luftën kundër korrupsionit, qytetarët presin rezultate

Gazeta Max