GazetaMax
Kuriozitete

Lewandowski: Jemi gati të luftojmë për të gjithë titujt, ky sezon do të jetë më i mirë sesa i kaluari

Robert Lewandowski është optimist për sezonin e tij të parë me skuadrën e Barcelonës.
Ylli polak siguroi një transferim nga Bayern Munich te Barcelona gjatë kësaj vere dhe tashmë është në ShBA me skuadrën e re, në fazën para-sezonale.
Sulmuesi i ri i Barcelonës beson se skuadra është gati të luftojë për të gjithë trofetë, përfshirë Champions Leaguen.
“Sigurisht, në Barcelonë duhet të mendosh për të fituar UEFA Champions League”, ka thënë Lewandowski.
“Me skuadrën që kemi ne jemi gati të luftojmë për të gjithë titujt, dhe ky sezon do të jetë më i mirë sesa i kaluari”, shtoi polaku.
Barcelona po bën një fazë përgatitore mjaft të mirë. Vlen të përmendet edhe fitorja në miqësoren kundër Real Madrid, të zhvilluar në ShBA, ku golin e fitores shënonte përforcimi i ri, Raphinha.

Related posts

Kosova kalon në epërsi ndaj Zvicrës me një super gol nga Rashica

Gazeta Max

​Lajme të reja rreth gjendjes shëndetësore të Eduardo Bove-s

Gazeta Max

Bad News Eagles – Spirit, bastet më shumë e favorizojnë skuadrën ruse

Gazeta Max