GazetaMax
Kuriozitete

Lewis Hamilton: Ndihem i ri dhe i freskët, mund të shkoj deri në 400 gara

Shtatë herë kampioni botëror në Formula 1, Lewis Hamilton vikendin e kaluar kapi shifrën e 300 garave në karrierën e tij në F1.
Britaniku është i vetmi pilot në grid që ka kapur kuotën e 300 garave dhe pritet të jetë i pari që merr një fitore pas garës së 300-të.
Lewis Hamilton, i pyetur për ndjesinë e participimit në garën numër 300 ka thënë se ndjehet akoma i ri dhe mund të kap edhe kuotën e 400 garave.
“Ajo që është çmenduri është se 300 është numër i madh për gara, dhe unë akoma ndjehem i ri dhe i freskët, me  energjinë sikur më parë”, ka thënë Hamilton.
“Është vetëm numër. Unë mund të shkoj ndoshta te 400 gara”, shtoi britaniku.
Hamilton nuk ka marrë akoma ndonjë fitore këtë sezon, me W13 e Mercedes që ngeci në fillim të sezonit në performanca.

Related posts

Milan synon transferimin e dyshes nga Serie A

Gazeta Max

Kahn: Kemi biseduar brenda klubit për Ronaldon, nuk përshtatet me filozofinë tonë

Gazeta Max

Vdes ish-trajneri shqiptar i futbollit

Gazeta Max