GazetaMax
Lajme

Lia e majmunëve arriti në Serbi

Beograd, 17 Qershor – Serbia konfirmoi të premten rastin e parë me linë e majmunëve, raporton REL. Instituti i shëndetit publik në këtë vend, Batut, tha se rasti është i importuar.

Në komunikatën e tij për media thuhet se janë marrë të gjitha masat e parapara për evidentimin, testimin, raportimin dhe kontrollin e përhapjes së mëtejshme të infeksionit.

Në përputhje me Rregulloret dhe Protokollet Ndërkombëtare të Shëndetit, rasti i parë i konfirmuar i lisë së majmunëve në Serbi u raportua në institucionet ndërkombëtare shëndetësore, tha Instituti Batut.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rekomandimet e institucioneve shëndetësore për ruajtjen e shëndetit.

Lia e majmunëve është një virus që shkakton temperaturë, skuqje në lëkurë dhe puçrra.

Zakonisht është e lehtë, por ka dy variante kryesore të saj: varianti i Kongos, i cili është më i rëndë – me vdekshmëri deri në 10 për qind – dhe varianti i Afrikës Perëndimore, i cili ka një shkallë të vdekshmërisë në rreth 1 për qind të rasteve.

Virusi përhapet përmes kontaktit të ngushtë midis kafshëve dhe, më rrallë, midis njerëzve. Ai është më i zakonshëm për vendet afrikane, por muajve të fundit ka pasur raste edhe në Evropë dhe SHBA.

Related posts

Kaltrina Zekolli Shaqiri dhe Muhamet Ameti propozohen për Zëvendës ministra nga LD

Gazetamax.mk

Ngjarje solemne dhe ekspozitë në nder të viktimave nga Lufta e Dytë Botërore dhe lufta në Ukrainë

Gazetamax.mk

Moti sot në RMV

Gazetamax.mk