GazetaMax
Adrenaline

Liga e Kampionëve mbetet ‘vrima e zezë’ e Pep Guardiolas

Manchester City dhe Pep Guardiola janë eliminuar sërish nga Liga e Kampionëve.
Pas përfundimit si nënkampionë kundër Chelseat në vitin 2021, rrugëtimi i Man Cityt në Ligën e Kampionëve përfundoi në gjysmëfinalen e së mërkurës mbrëma kundër Real Madridit.
Qytetarët ishin thjesht viktima të një nate tjetër të mrekullueshme në “Sanatiago Bernabeu”, dhe iu afruan aq shumë, por në fund ishte shumë larg.
Dukej sikur djemtë e Pep Guardiolas kishin menduar finalen kundër Liverpoolit në kokat e tyre, kur Riyad Mahrez shënoi golin në minutën e 73-të për të bërë rezultatin në total 5-3.

Ata nuk do të besonin se pas 90 minutave një brazilian 21-vjeçar i quajtur Rodrygo do të shënonte dy gola në hapësirën e 90 sekondave për ta dërguar lojën në vazhdime.
“Kam pësuar humbje të tjera të vështira në Ligën e Kampionëve, si ajo e Barcelonës kundër Chelseat ”.
“Ne ishim shumë afër. Në pjesën e parë ishte e vështirë për ne, por në të dytën ishte më mirë. Në fund ne nuk e përfunduam [lojën] duke e kontrolluar atë”, ka thënë Guardiola dukshëm i zhgënjyer pas ndeshjes.
Manchester City bëri gjithçka që mundi për të arritur në një finale të dytë radhazi të Ligës së Kampionëve. Ata madje patën shanse të mëdha, dy prej tyre me Jack Grealish. Por thjesht nuk ishte nata e tyre.

Një penallti e Karim Benzema në minutën e pestë të vazhdimeve ishte gozhda e fundit në arkivolin e Man Cityt, dhe qyetetarët thjesht nuk mund të rikuperoheshin pas atij goli.
Eliminimet e Pep Guardiolas
Guardiola nuk ka mundur të fitojë Ligën e Kampionëve që nga largimi i tij nga Barcelona.
Pep është trajneri që është eliminuar më së shumti nga gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve. Ai ishte trajner i Barcelonës kur humbën nga Interi në vitin 2010 dhe nga Chelsea në vitin 2012.
Më pas si trajner i Bayern Munichut do të pasonin tre eliminime radhazi kundër skuadrave spanjolle. Në vitin 2014, ata humbën nga Real Madrid. Në vitin 2015, ata humbën nga Barcelona e Luis Enrique. Dhe në vitin 2016, ata humbën nga Atletico Madrid.

Humbja e së mërkurës kundër Real Madridit të Carlo Ancelottit ishte e gjashta e trajnerit në gjysmëfinale e Ligës së Kampionëve.
E gjithë kjo nuk do të thotë se aftësitë e Guardiolas si trajner janë zvogëluar, të paktën në nivel kontinental, por Liga e Kmapionëve mbetet një ‘vrimë e zezë’ për katalunasin.
Guardiola ka deklaruar disa herë se sa e vështirë është të fitosh Ligën e Kampionëve, pavarësisht se ai ka pasur lojtarët dhe paratë e nevojshme për ta bërë këtë.
Megjithatë, fati nuk ka qenë në anën e tyre kur skuadrat e tij kanë pasur nevojë të ndërmarrin atë hap kritik që ndan suksesin nga humbja, veçanërisht pas largimit nga “Camp Nou” në vitin 2012.

Aq më tepër kur përballesh me një skuadër si Real Madridi, të cilit nuk duhet t’i lihet asnjë shans për t’u rikthyer edhe vetëm disa sekonda larg fishkëllimës së fundit.
Rikthimet dhe golat
Një tendencë që është shfaqur në ndeshjet kritike për skuadrat e Pep Guardiolës në Lligën e Kampionëve është lejimi i golave ​​në periudha jashtëzakonisht të shkurtra kohore.
Manchester City u ndesh me Lyon në çerekfinalen e mini-turneut të vitit 2020 në Portugali, pasi eliminoi Real Madridin në raundin 1/16.
Ndeshja ishte e barabartë në 1-1, por Moussa Dembele shënoi dy gola të shpejtë për tetë minuta për ta lënë Man Cityn të tronditur.

Related posts

Milani i ofrojë pagën e njëjtë si Barcelona, por Kessie vendosi të luaj në Camp Nou

Gazetamax.mk

Ancelotti për Courtois: Ai ka stërvitur normalisht sot, do ta ketë edhe një test nesër

Gazetamax.mk

Përfundon telenovela, Haaland arrin marrëveshje me gjigantin evropian

Gazetamax.mk