Nëntori sjell dy sfidat e fundit për Kombëtaren shqiptare, ndërsa vëmendja tashmë është përqendruar te lista e futbollistëve që do të përfaqësojnë kuqezinjtë në këto takime.
Më 7 nëntor, në orën 11:00, trajneri Rolando Maran do të publikojë listën e lojtarëve të grumbulluar dhe më pas do të dalë në konferencën për shtyp, ku pritet të shpjegojë zgjedhjet e tij për këtë muaj vendimtar, shkruan A2.
Seanca e parë stërvitore është programuar për datën 9 nëntor, kur skuadra do të nisë përgatitjet për përballjen e parë ndaj Finlandës.
Shqipëria do të luajë në shtëpi më 12 nëntor, në orën 20:45, në një sfidë ku objektivi është marrja e një rezultati pozitiv përpara udhëtimit drejt Bjellorusisë.
Ndeshja e dytë do të zhvillohet më 15 nëntor, në transfertë, me fillim në orën 18:00.
Dy takime që do të përcaktojnë ecurinë e kuqezinjve në këtë fazë të Ligës së Kombeve. Për trajnerin Maran dhe futbollistët e tij, tashmë nis numërimi mbrapsht drejt sfidave të fundit të këtij muaji.
Objektivi është një dhe e i vetëm: vendi i parë në grup.
