GazetaMax
LAJME

Ligjet për Korridorin 8 dhe 10 D, Grubi: Nëse miratohen rruga do të kushtojë mbi 150 milionë euro më pak

Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi i ftuar në emisionin ARGUMENT në TVM2 duke folur për ndryshimet ligjore të propozuara nga deputetët në Kuvend që kanë të bëjnë me ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10 D tha se nëse miratohen këto ligje rruga do të kushtojë mbi 150 milionë euro më pak dhe do përfundojë dy vite më herët, përcjell Indeks.mk

“Me këto ligje pa këto ligje rruga do të ndërtohet. Dallimi është se nëse miratohen këto ligje rruga do të kushtojë mbi 150 milion euro më pak dhe do përfundojë dy vite më herët, dmth do përfundojë për 57 muaj. Besoj deri në fund të vitit 2028 do i kemi gati të gjitha rrugët, por nëse këto bllokada vazhdojnë ndërtimi i rrugëve do të zgjasë dy vite më tepër”, tha Grubi mes tjerash në intervistë.

Ai potencoi se janë dorëzuar gjithsej tetë ligje në numër nga ana e deputetëve dhe tashmë janë në procedurë parlamentare.

“Gjatë konsultimeve që kishim me konsulentët tanë, disa ishin nga Kroacia, disa nga Serbia, nga Mali i Zi, që kishin përvojë ndërtimi me konzorciumin Bechtel Enka u pa nevoja që të ndërhyjmë në disa prej ligjeve tona që ta lehtësojmë ndërtimin e autostradave, si dhe ta ulim koston. Ligjet janë dorëzuar 8 gjithsej në numër nga ana e deputetëve dhe tashmë janë në procedurë. Njëri ka kaluar Komisionin për Ekonomi, tjeri është bllokuar me 1100 amandamente, ndërsa 6 të tjera janë në komisione që udhëhiqen nga kuadro të VMRO-së dhe Levicës duke mos u thirrur fare”, nënvizoi Grubi.

Related posts

Mickoski me kusht për heqjen e “20%” nga Kushtetuta

e-max

Shtyhet gjykimi për rastin “Besa Trans”

e-max

Tërmeti sapo goditi Kosovën, ja ku ishte epiqendra

e-max