Lionel Messi hyn në botën e kriptovalutave, nënshkruan kontratë 18 milionëshe

Edhe Messi hyn në botën e kriptovalutave, nënshkruan kontratë 18 milionëshe.
Lionel Messi ka nënshkruar marrëveshje të vlefshme prej 20 milionë dollarësh, më saktësisht 17.9 milionë eurosh për ta promovuar një kriptovalutë digjitale kompanisë së tokenave të fansave, “Socios”.
Lajmin e ka bërë të ditur një burim për Reutrers, përcjell Gazeta Express.
Messi kështu bëhet personaliteti i fundit nga sporti global që hyn në botën e kriptovalutave pas lojtarit të NFL, Tom Brady dhe atij të NBA-së, LeBron James, si pjesë e rritjes së bashkëpunimit në mes të firmës së kriptove dhe futbollit.
“Socios” njofton se ylli i Paris Saint-Germainit dhe i Kombëtares së Argjentinës do të përfshihet në reklama dhe në promovim të kampanjës për këtë kompani gjatë Botërorit të Katarit, i cili do të nisë në muajin nëntor.
Marrëveshja prej “ambasadorit” për Messin nuk përfshinë pagesa me kriptovaluta.
Ajo do të paguhet për tri vjet, njofton burimi.
“Socios” kanë nënshkruar marrëveshje, përfshirë këtu krijimin e tokenave, për rreth 130 organizata sportive, përfshirë këtu edhe klubet e mëdha të futbollit si PSG, Barcelona, Juventus dhe Manchester City.
Tokenat e tifozëve janë një lloj kriptoje, e cila ua mundëson atyre të votojnë në vendime të vogla në klubet e tyre.

Të fundit në përqindje