GazetaMax
Lajme

Lirohet Berisha, reagon Meta nga qelia

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar pas lirimit të Sali Berishës.

“Përshëndetjet më të përzemërta për liderin e Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha dhe urime për të gjithë qytetarët që duan dhe meritojnë një shtet të së drejtës,” tha Meta

“Në veçanti, dua të përshëndes Prof. Dr. Berishën me deklaratën time, si President i Republikës, të bërë më 22 maj 2021, kur ai u shpall “non grata”, sepse gjithmonë kam qenë i bindur se ajo fletërrufe u hartua kundër tij nga Edi Rama, Sorosi, Charles McGonigal, Rossini dhe Mcgonigalët e tjerë për të shkatërruar pluralizimin politik për qëllime korruptive dhe helmuar marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA”, shtoi Meta.

“Mirënjohje të jashtëzakonshme edhe për Gjykatën e Strasburgut, që si asnjëherë tjetër, e ka klasifikuar rastin “Berisha” si “leading case”, pra të rëndësishëm dhe e kanë komunikuar shumë shpejt këtë njoftim, pa pritur shterim të gjykatave të brendshme. Desorosifikimi drejtësisë dhe shoqërisë tonë është një emergjencë kombëtare për të rivendosur shtetin e së drejtës dhe mbrojtur interesat kombëtare”, tha Meta.

Burimi: botasot.info

Related posts

Klipin e ri të David Dreshaj duan ta bllokojnë por artisti demaskon me lejen që ka

Gazeta Max

Kovaçevski – Dir: Mbështetje e plotë për Ukrainën

Gazeta Max

Bekim Sali nuk e di nëse do të zëvendësohet apo do të ngelet ministër

Gazeta Max