GazetaMax
Sport

Listohen top 10 sulmet më të mira të këtij edicioni në Evropë

Sulmi i Liverpoolit është në prag të të fitojë katër trofe brenda këtij sezoni, kështu që nuk është çudi që ata janë renditur si më i miri në Evropë.
Gjithçka po u afrohet The Reds tani, me klubin potencialisht vetëm tetë ndeshje larg fitimit të të katër trofeve të mëdhenj në dispozicion në një sezon të vetëm, i cili do të ishte i pari në Ligën Premier.
Nëse kjo nuk u mjaftonte atyre, Jurgen Klopp njoftoi të enjten se nuk do të largohet në vitin 2024, siç pritej fillimisht dhe ka nënshkruar një kontratë të re.
Nuk është çudi që gjermani dëshiron të vazhdojë me të vërtetë, duke marrë parasysh lojtarët që ka në dispozicion dhe sulmi i tij tani është renditur më i miri në Evropë.
Four Four Two ka listuar një top 10 dhe nuk është për t’u habitur që Mohamed Salah, Sadio Mane, Roberto Firmino, Diogo Jota dhe Luis Diaz kanë zënë vendin e parë.

10.Chelsea
9.Barcelonahttps://dd5ab279c4f0e54052bc8acd43d212ae.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-38/html/container.html
8.Atletico Madrid

7.RB Leipzig
6.Tottenham Hotspur
5.Real Madrid

4.PSG
3.Manchester City
2.Bayern Munich
1.Liverpool

Sulmi i Liverpoolit ka qenë i shkëlqyer për disa vite dhe treshja e Salah, Mane dhe Firmino ishte tashmë një nga, nëse jo, më të mirët në kontinent.
Sezonin e kaluar Reds shtuan Diogo Jota në vijën e parë, duke e bërë atë edhe më mbresëlënës dhe nënshkrimi i Luis Diaz në janar i ka çuar ata në një nivel të ri.
Të premten, Salah shtoi një tjetër trofe në kabinetin e tij, pasi u emërua si futbollisti i vitit i Shoqatës së Gazetarëve të Futbollit.

Related posts

U ble nga Arsenali në 2019-ën, Franca grumbullon mbrojtësin që ende nuk ka debutuar te “The Gunners”

Gazetamax.mk

Edhe Chelsea pas Jude Bellinghamit

Gazetamax.mk

Laporta e konfirmoi se Barça ka nënshkruar me dy lojtarë, mësohen emrat e tyre!

Gazetamax.mk