GazetaMax
Kuriozitete

Liverpool godet në cak, e transferon super talentin portugez

Liverpooli nënshkruan me supertalentin portugez
Liverpooli e ka mbyllur marrëveshjen me supertalentin portugez, Fabio Carvalho. Lojtari i Fulham i iku skuadrës së madhe angleze për vetëm 2 minuta në afatin kalimtar dimëror ngase në minutat e fundit të afatit dy skuadrat nuk kishin arritur të kompletonin dokumentacionin e marrëveshjes.
Fabrizio Romano ka treguar detajet e marrëveshjes. 5 milionë euro, plus 2.7 milionë bonuse është shifra e marrëveshjes për Carvalhon. Kontrata do të jetë deri në qershor 2027.

Testet mjekësore tashmë kanë përfunduar në Liverpool me lejen e Fulham dhe Jürgen Klopp tashmë ka pasur një bisedë me futbollistin.
Liverpooli nuk do të zyrtarizojë marrëveshjen deri në fund të sezonit për të respektuar Fulhamin dhe tifozët e tyre.

Related posts

Po kthehet Milani i madh – ky është projekti i madh i Investcorp

Gazeta Max

Trajnerët që kanë fituar më së shumti trofe në histori të futbollit, pas rekordit magjik të Ancelottit

Gazeta Max

Ja kur do të merret vendimi për të ardhmen e Mbappes

Gazeta Max