GazetaMax
Lajme

Ljubomir Frçkovski do të ndërmjetësojë në zgjidhjen e konfliktit Kosovë – Serbi

Shkup, 28 shtator – Kryeministri Kovaçevski duke u përgjigjur në pyetjen si do të zgjidhet problemi me Kosovën, ka ofruar ambasadorin Fërçkovski si ndërmjetësues në Kombet e Bashkuar që të ndihmojë në zgjidhjen e kontestit mes Serbisë dhe Kosovës, informon Zhurnal.

Siç tha Kovaçevski, Maqedonia është kampionie në zgjidhjen në paqe të kontesteve në Ballkan, ndërsa Fërçkovski ka qenë pjesmarës në zgjidhjen e konfliktit në vitin 2001 si këshilltar i atëhershëm i presidentit Boris Trajkovski.

“Ne jemi kampionë në Ballkan për zgjidhjen në paqe të kontesteve, mund të pyetni edhe ambasadorin tonë në OKB i cili është këtu në publik, ai mori pjesë në zgjidhjen e kontestit para 20 viteve kur kishim konflikt”, tha Kovaçevski./Zhurnal.mk

Related posts

BDI për paralajmërimin e Filipçes për takimin e liderëve: Fillimisht të formohet një komision parlamentar me mbikëqyrje ndërkombëtare, pastaj të mendohet për hapa tjerë

Gazeta Max

Shinas: Kemi gabuar me Maqedoninë, ajo i përmbushi të gjitha kërkesat, ne e ndaluam procesin

Gazeta Max

Zëvendëssekretarja shtetërore amerikane e ShBA-së Sherman, me mbështetje për Osmanin: Mirëpresim lidershipin dhe mbështetjen e fuqishme në raport me Ukrainën

Gazeta Max