GazetaMax
Lajme

Lloj i ri i korona virusit “Kraken”, Petliçkovski thirrje të mos bëhet panikë

Shkup, 11 janar – Nuk ka vend për panik, deri më tani nuk ka asnjë rast të konfirmuar të llojit “kraken” të koronavirusit në vend, deklaroi për MIA-n, Aleksandar Petliçkovski, kryetar i Komisionit për Sëmundje Infektive.

“Akoma nuk është regjistruar tek ne, sepse sekuenca e fundit e mostrave pozitive të kovid-it është bërë më 5 dhjetor dhe në atë raund sekuencimi, nuk u zbulua ky lloj “kraken”. Tani për tani, nuk ka informacion të saktë se kur do të jetë e ardhmja, testet bëhen afërsisht çdo muaj. Ndoshta do të ketë një raund të ri të sekuencimit në ditët në vijim, sqaroi Petliçkovski.

Por, nga të dhënat që kanë nga SHBA-ja dhe Eвropa, siç theksoi, nuk pritet ndonjë ndryshim dramatik edhe me këtë variant të ri.

„Është pak më ngjitëse se të mëparshmet, pasi të gjitha variantet e reja që shfaqen muajt e kaluar sillen, bëhen pak më ngjitëse dhe shkaktojnë një pasqyrë klinike pak më të lehtë të sëmundjes. Pra, po, as me atë variant nuk presim ndonjë kthesë dramatike„, theksoi Petliçkovski.

Ai bëri të ditur se Komisioni për Sëmundjet Infektive do të ketë mbledhje javën e ardhshme dhe të mërkurën do të shqyrtohet situata.

„Por në terren raportimet nga spitalet flasin për një situatë vërtet е qëndrueshme. Gjithsej 30 të shtruar në spital javën e kaluar, asnjëri prej tyre në ventilim invaziv, gjithsej dy vdekje, gjithçka është si në tre-katër muajt e fundit. Shumë e qëndrueshme. Absolutisht nuk ka vend për panik”, shtoi Petlichkovski.

Lloji dominues i koronavirusit, Omikron, ka fituar një nënvariant HBB.1.5, i njohur si “kraken”, i cili po përhapet me shpejtësi në të gjithë SHBA-në dhe disa vende evropiane.

Nga vendet e Ballkanit, në Serbi për momentin nuk ka asnjë informacion zyrtar për praninë e krakenit, por siç raportojnë mediat serbe, pritet që të ketë së shpejti, pasi nënvarianti tashmë është shfaqur në Rumani.

Related posts

Sesioni i dytë i Forumit “Forumet Rajonale të Komunitetit”

Gazetamax.mk

Bartësi i listës së Frontit Europian në njësinë e III-të, Prof. Dr. Sylejman Baki takoi banorët e Velesit

Gazetamax.mk

Këshilli i BE-së i miratoi konkludimet për zgjerimin dhe për Maqedoninë e Veriut

Gazetamax.mk