GazetaMax
Lajme

LSDM: Edhe në kohë krize, Qeveria i rritë pagat në çdo sektor

Shkup, 20 maj – Me LSDM-në, edhe në kohë të krizës ekonomike botërore, pagat rriten vazhdimisht në të gjitha sektoret. Kështu thonë nga LSDM përmes komunikatës së sotme për media, duke shtuar se paga minimale është rritur në 18 mijë denarë, krahasuar me 8,800 denarë kur ishte gjatë kryesimit të pushtetit nga ana e VMRO-së, informon Zhurnal.

Nga partia shtojnë se kanë arritur marrëveshje për rritje historike të pagave në arsim, ndërsa gjatë kohës së VMRO-DPMNE-së, siç thonë, rritja më e madhe ka qenë 4%.

“Përskaj arsimit, me rritjen e pagës minimale, në përputhje me ligjin për pagë minimale, vijon harmonizimi dhe rritja e pagave në të gjitha sektoret, ashtu siç ndodhi në shëndetësi, mbrojtjen e fëmijëve, polici, mbrojtje, kulturë.

Me metodologjinë e re, kemi siguruar rritje të vazhdueshme të pensioneve mesatarisht nga 900%, që është rritje rekord të pensioneve në histori të Maqedonisë së Veriut.

Të gjitha këto janë rezultate reale dhe që duken, e që e konfirmojnë suksesin e politikave ekonomike ët LSDM-së”, thonë nga LSDM.

Nga LSDM komunikatën e përmbyllin duke shtuar se ata si parti serioze dhe përgjegjëse, i përmbushin premtimet e dhëna dhe mbrojnë standardin e qytetarëve./Zhurnal.mk

Related posts

Ministri Çupi vizitoi Shkollën “Miraj Islamic School” në Staten Island

Gazeta Max

Policia gjen fëmijën 4-vjeçar të humbur, rikthehet shëndoshë e mirë pranë prindërve

Gazeta Max

Besim Koka merr drejtimin e Shtabit Zgjedhor të VLEN-it për Çairin: Rruga është e gjatë, por fitorja e sigurt

Gazeta Max