GazetaMax
Lajme

LSDM: Mickoski gënjeshtrat më të mëdha i tha gjatë vitit 2022, atij nuk i besohet më

Shkup, 30 dhjetor – LSDM përmes një kumtese për media, kanë akuzuar kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, se i njejti gjatë gjithë vitit që po lëmë pas 2022, ka gënjyer opinionin, e për këtë shkak, atij nuk i besohet më, informon Zhurnal.

Siç thonë nga LSDM, një nga gënjeshtrat më të mëdha të Mickoskit është se VMRO-DPMNE nuk ka qenë në koalicion me Danella Arsovskën.

“Është fakt se ajo ka qenë kandidat i tyre për kryetar komune, e pikërisht Mickoski dhe udhëheqësia e VMRO-DPMNE-së kërkuan mbështetje nga qytetarët për Arsovskën, fakt është se ajo fitoren e festoi në pallatin e bardhë. Koalicioni Mickoski – Arsovska – Levica edhe më tej funksionon. Përleshjet mes Arsovskës dhe Mickoskit kanë qenë vetëm për tenderë”, thuhet mes tjerash në kumtesë.

Nga kjo parti shtojnë se Mickoski madje premtonte blerjen e 100 autobusëve elektrik për transport në Shkup, por edhe hapjen e fabrikës për prodhimin e autobusëve elektrikë, e cila do të punësonte rreth 500 persona. LSDM thotë se jo vetëm që nuk ka 100 autobusë të rinjë por edhe ato që janë nuk funksionojnë.

“Mickoski gënjeu popullin se me pranimin e propozimit evropian do të fillojë asimilimi dhe bullgarizimi i popullit. Gënjente se gjuha maqedonase do të shpallet si dialekt bullgar, se nuk do të fillojmë negociatat me BE-në. Negociatat filluan dhe atë me identitet dhe gjuhë të mbrojtur.

Gënjeshtrat më të mëdha të Mickoskit janë thënë në vitin 2022, gjithçka që tha – gënjeu, për këtë shkak askush nuk i beson”, thuhet në kumtesë./Zhurnal.mk

Related posts

Në UT u përuruan hapësirat e qendrës së testimit TOEFL iBT

Gazetamax.mk

Ja si mund Rusia ta marrë Kievin

Gazetamax.mk

Italia/ Fuqia e 7 e Botës, aty ku mediat të lënë vertetë pa gjumë

Gazetamax.mk