GazetaMax
Lajme

LSDM: MPB me Toshkovskin në krye është në kaos

LSDM-ja opozitare ka reaguar për rastin ku 2 zyrtar policorë kishin deklaruar rrejshëm për veturën e parkuar në një shteg biçikletash, vetëm që mos ta merrte “merimanga”. Zëdhënësja e LSDM-së Bogdanka Kuzeska thotë se Ministria e Punëve të Brendshme në krye me Pançe Toshkovskin është në kaos. Sipas saj, është fakt se 9 muajt e fundit, si në shirit filmi renditen skandal pas skandali me truproja të funksionarëve më të lartë shtetëror. LSDM kërkon përgjegjësi dhe siç thotë, përgjegjësia duhet të nisë nga ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski.

“Me Pançe Toshkovskin në krye të MPB-së, ndodh kaosi nëpër rrugët e vendit kurse siguria e qytetarëve është e cënuar dhe nuk ka asnjë rend dhe rregull. Skandali në Dibar Maallo konfirmoi për të disatën herë mosfunksionimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, por tregoi edhe sjelljen kaubojiste të truprojave të funksionarëve në pushtet. Dy policë, truproja të presidentit të shtetit, deklaruan rrejshëm se “Porsche” e parkuar gabimisht e Sërgjan Kerimit ishte zyrtare”.

Related posts

Orhan Kurtishi kritikon ashpër BDI-në: “Mos na e shisni patriotizmin e rremë, e dimë kush jeni”

Gazeta Max

FIZHT dhe USAID Aktiviteti për të rinjt që aktivisht krijojnë mundësi me sfidë të re për „Themelimin e qendrës së trajnimit për vende të gjelbërta pune”

Gazeta Max

Ali Ahmeti vizitoi familjen e dëshmorit të kombit, Ali Mahmuti

Gazeta Max