GazetaMax
LAJME

LSDM: Po fundosen gënjeshtrat e Mickovskit

Shkup, 22 Janar – Nga LSDM janë përgjigjur se gënjeshtrat e Hristijan Mickoskit çdo ditë e më shumë po dalin në shesh.

Sipas tyre lideri i opozitës maqedonase Mickovski fillimishtë filloi të trumbetonte se deri në fund të janarit do të ketë 61 deputetë për shpërndarjen e Kuvendit, ndërsa kur e sheh se kjo nuk mund të realizohet, ai akuzonë partitë në pushtet se po ushtrojnë presion ndaj deputetëve.

“Po fundosen gënjeshtrat e Mickovskit, I cili njëher pohonte se deri në fund të janarit do të ketë 61 deputet për ta shpërbë Kuvendin,ndërsa tani pohon se po bëhet presion. Mickoski nuk ka 61 deputetë, nuk e shpërbënë Kuvendin, kurse shumica aktuale qeveritare do të jetë më e madhe se sa është sot. Deputetët janë të lirë të vendosin sipas mandatit të marrë dhe sipas pozitës së tyre politike në partinë politike. Edhe para një viti Mickoski thoshte se do të ketë shumicë të re, dhe në atë kohë doli se shumica u rritë, e njëjta do të ndodhë edhe tani, gënjeshtrat e Mickoskit, apo më mirë thënë pengut të Dimitar Apasiev dhe Levicës, kanë dështuar” – thanë nga LSDM.

Ndërsa partitë politike shqiptare në këtë drejtim janë qartë të pozicionuara, dhe pothuajse të gjitha subjektet politike janë kundër zgjedhjeve të parakohshme, kurse prioritet i japin ndryshimeve kushtetuese.

Related posts

Zyra e Avokatit të popullit pohon se komunikimi me MASH është bërë në dy gjuhë

e-max

Forumi shqiptar: Malësia ka qenë gjithmonë gjeneratore e ndryshimeve, Lista “Pravim putem” do të pësojë disfatë më 5 mars

e-max

BDI dhe LSDM nuk përkrahin koalicionin e gjerë, Kovaçevski: Nuk ka nevojë

e-max