GazetaMax
LAJME

LSDM prezanton top 10 gënjeshtrat e Mickoskit për vitin 2022, numër 1 – Asimilimi dhe bullgarizimi

Shkup, 24 dhjetor – Mickoski gjatë vitit 2022 do të mbahet mend si personi më gënjeshtar që ka ekzistuar ndonjëherë. Kështu shprehen sot nga Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë, të cilët kanë publikuar 10 gënjeshtrat më të mëdha të Mickoskit gjatë vitit që po lëmë pas, informon Zhurnal.

Ata thonë se nuk ka pasur asnjë periudhë në të cilën Mickoski nuk dilte e nuk thoshte nga një gënjeshtër të madhe.

Gënjeshtra më e madhe e vitit, siç shprehet deputeti i kësaj partie Darko Kaevski, është asimilimi dhe bullgarizimi.

“Me këtë gënjeshtër Mickoski dhe Apasiev krijuan histeri në opinion dhe e ndiznin popullin. Pikërisht nën slloganin “Jo për asimilim dhe bullgarizim”, Mickoski dhe Apasiev organizonin protesta të dhunshme kundër propozimit francez dhe evropian. Rezultat i kësaj histerie ishin protestat e dhunshme dhe hedhja e koktejeve molotov mbi institucionet. Gënjente Mickoski edhe për gjuhën maqedonase, së bashku me deputetët e tij gënjente se gjuha maqedonase do të shpallet si dialekt bullgar. U konfirmua se Mickoski po i gënjen qytetarët e vet, nuk ka qëndrim dhe për këtë është në robëri të tërësishme të Dimitar Apasievit. Thjeshtë, Mickoskit nuk mund t’i besohet”, tha Kaevski./Zhurnal.mk

Related posts

Bernard Nikaj thotë se Donika Gërvalla në takime ta çon mallin e një këshilltareje që ka shku për shënime

e-max

Debat publik dhe prezantim i Planit Urbanistik për Ndërtim të Gazsjellësit me Greqinë

e-max

Mbledhje të katër komisioneve kuvendore

e-max