GazetaMax
LAJME

LSM: Gjykatësit kushtetues të refuzojnë iniciativën për heqjen e “të dielës ditë jo pune”

Shkup, 1 dhjetor – Lidhur me seancën e sotme të Gjykatës Kushtetuese, Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë apelon në Gjykatën Kushtetuese që të mbështesë marrëveshjen mes partnerëve social – që e diela të jetë ditë jopune për numrin më të madh të punëtorëve, përveç aktivitetet që partnerët social i përcaktuan si përjashtim për shkak të domosdoshmërisë së zhvillimit të vazhdueshëm të proceseve të caktuara prodhuese.

“Gjykata Kushtetuese është e detyruar të bazojë vendimin e saj në ligjet kombëtare dhe standardet ndërkombëtare të punës që janë pjesë e legjislacionit kombëtar, si dhe të kujdeset për pozitën e barabartë të punëtorëve dhe qytetarëve në shtet pa diskriminim dhe me respekt të plotë të të drejtave të njeriut, informon Zhurnal.

Kujtojmë se referati i këtij rasti ishte mos inicimi i procedurës, që nënkupton Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për marrëdhëniet e punës, i cili rregullon të drejtën që e diela të jetë ditë jopune për të mbetur në rendin juridik dhe që e diela të mbetet ditë jopune dhe presim që ky raport, kësaj radhe, të mbështetet unanimisht nga të gjithë gjyqtarët kushtetues, duke pasur parasysh se herën e mëparshme vendimi nuk është marrë për shkak të kuorumit të nevojshëm, por 4 gjyqtarë kushtetues e mbështetën raportin”, thanë nga LSM.

Nga aty kujtojnë se pozita e punëtorëve rregullohet përmes dialogut social të të gjitha palëve të interesuara në shoqëri, me ligje dhe marrëveshje kolektive që synojnë përmirësimin e vazhdueshëm të të drejtave të punëtorëve. “Në asnjë rast, të drejtat e punësimit në vendet demokratike nuk guxojnë dhe nuk mund të krijohen vetëm në bazë të vullnetit dhe kërkesave të atyre punëdhënësve që motivohen vetëm nga dëshira e tyre për përfitim më të madh, pa u kujdesur për realizimin e të drejtave të punëtorëve dhe të drejtat e njeriut”, njoftoi LSM.

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë, si sindikatë përfaqësuese dhe partner social kombëtar në vend, ishte iniciatori dhe mbështetësi më i madh i ndryshimeve ligjore që e bëjnë të dielën ditë jopune për numrin më të madh të të punësuarve në vend./Zhurnal.mk

Related posts

VMRO-DPMNE: Deputetët e LSDM-së duan zgjedhje, vetëm Kovaçevski dhe Zeçeviq janë kundër

e-max

Ekip ekspertësh për sanksione arriti nga Amerika, do të mbikqyrë punën e gjyqësorit

e-max

Dy sulme të hakerëve, faqja e MASH ende joaktive

e-max