GazetaMax
Lajme

Lufta kundër korrupcionit, Kallajxhiev: Përkushtim serioz ndaj këtij fenomeni

Shkup, 10 Dhjetor – Lufta kundër korrupcionit kërkon një përkushtim serioz dhe jo vetëm në mënyrë retorike siç  dinë të veprojnë politikanët dhe institucionet e vendit vlerson eksperti juridik Gordan Kallajxhiev.

Për ta luftuar këtë fenomen zgjidhje të lehta sipas tij nuk ka veçanërisht në sistemin tonë, ku është dëshmuar se mjetet e adaptuara, të cilat vendet e tjera normale i përdorin për ta mbajtur korrupsionin brenda kufijve të arsyeshëm, nuk janë funksionale.

“Ndoshta një nga problemet më të mëdha është mosfunksionimi i gjyqësorit dhe prokurorisë si një mjet i rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit. Sa i përket pjesërisht ndikimeve politike dhe mosfunksionalitetit në luftën kundër atij lloji të korrupsionit të lartë ku gjykata është ulur në prehrin e elitës politike dhe të biznesit. Nuk mund të ketë zgjidhjet më të shpejta, sepse rezulton se nuk bëhet fjalë vetëm për mollë të kalbur në radhët e politikanëve apo gjyqësorit, por thjesht një lloj infeksioni i përgjithshëm, një lloj mosfunksionimi i përgjithshëm. Ne nuk kemi një qasje serioze ndaj përgjegjësisë, nuk jemi shumë profesionistë në asgjë, nuk mund të bëjmë as një vetting si një pastrim i madh” – tha eksperti juridik, Gordan Kallajxhiev.

Mungesa e vullnetit të sinqertë përbën problemin kryesor për ta luftuar këtë fenomen thotë Kallajxhiev. Madje edhe vetingu pa një monitorim ndërkombëtarë mund të keqpërdoret thotë ai.

“Aplikimi i Vetingut mbart me vete rreziqe serioze nëse nuk zbatohet si duhet. Së pari kush do ta zbatojë sipas çfarë kriteresh, rreziku është i dukshëm që mund të përdoret për të pushuar gjyqtarët që u pengojnë, që do të thotë të kalohet në një ekstrem tjetër. Në vend të dëbohet molla e kalbur mund të largohen apo disiplinohen  ata që punojnë me ndërgjegje. Ju nuk keni garanci se cili autoritet në Maqedoni do ta bënte vetingun me ndërgjegje. Problemi i dytë, edhe më serioz dhe demoralizues është se nuk ke kë të sjellësh.Vetingu nëse zabatohet nën monitorim nga komuniteti ndërkombëtar mund të sjellë disa rezultate, por për të gjitha ato masa duhet pasur dëshirë e që është problemi më i madh pasi nuk kanë dëshirë” – deklaroi Kallajxhiev.

Lufta kundër korrupcionit do të ishte lehtë e mundur sikur politikanët të hiqnin duart nga gjyqësori,thotë Kallajxhiev të cilën  mund ta bëjë vetëm një brez i ri politikanësh.

Mesazhi apo qortimi sipas Kallaxhiev, nga ambasada amerikane tregon se sa e rëndë është situata në këtë drejtim.

Related posts

6 alpinistë vdiqën në katër vjet, kryesisht në malin Sharr

Gazetamax.mk

Zjarrfikësit e Dibrës këtë vit me 125 intervenime

Gazetamax.mk

Konferencë ndërkombëtare “Prioritete të ridefinuara, realitete të reja pas krizës ukrainase”

Gazetamax.mk