GazetaMax
Kuriozitete

Lukaku habit të gjithë me vendimin e tij

Lukaku vendos për t’u larguar nga Chelsea
Romelu Lukaku raportohet se dëshiron që të largohet nga Chelsea gjatë afatit kalimtar të verës.
Sulmuesi belg u rikthye te londinezët në vitin e kaluar për 113 milionë euro, por thuhet se nuk është i lumtur në “Stamford Bridge” sipas “Football Insider”.

E gjithë kjo thuhet se ka nisur në janar, kur Lukaku pati një përplasje me trajnerin, Thomas Tuchel.
Kjo i parapriu intervistës së 28-vjeçarit, kur ai pranoi publikisht se nuk është i lumtur te skuadra londineze.
Romelu Lukaku ka kontratë të vlefshme me Chelsean deri më 30 qershor 2026.
Mbetet të shihet se cili do të jetë destinacioni i radhës i reprezentuesit belg, derisa ai vazhdon të jetë i lidhur me një rikthim te Interi.

Related posts

Po ik nga Bayern, ja ku mund të përundojë Gnabry

Gazeta Max

Klopp flet para derbit ndaj Man Cityt, ka një mesazh për titullin

Gazeta Max

Liverpool vazhdon të insistojë për Bellingham

Gazeta Max