GazetaMax
Lajme

Lukrovski: Karposhi do të zhvillohet në mënyrë të planifikuar, punojmë për një zgjidhje të qëndrueshme të problemit me parkimin

Sotir Lukrovski, kandidat për kryetar komune të Karposhit nga radhët e VMRO-DPMNE, ishte i ftuar në emisionin “Zaspi ako možeš” në televizionin Alfa, ku foli për sfidat aktuale me të cilat përballet komuna – veçanërisht në lidhje me urbanizimin dhe mungesën e hapësirave për parkim.

Lukrovski theksoi se zhvillimi urban është i domosdoshëm, por ai duhet të ndodhë në mënyrë të planifikuar, humane dhe vetëm aty ku ka hapësirë për ndërtim, duke shtuar se tashmë është duke u përgatitur një plan për zgjidhje të qëndrueshme dhe sistematike të problemit me parkimin.

“Ka nevojë për ndërtim dhe duhet të ndërtohet. Komunat duhet të zhvillohen, sepse të ardhurat nga taksat komunale janë jetike për ekzistencën e tyre. Por le të ndërtojmë me mend, në mënyrë humane, aty ku ka hapësirë, dhe të krijojmë lagje të menduara mirë – ashtu siç janë ndërtuar para 50-60 vitesh këto lagje ku jetojmë sot. Në Karposh 1, 2, 3, 4, në Vlae dhe Taftalidže nuk duhet të ketë më hapësirë për ndërtim të çfarëdolloj objekti. Mund të ndërtohet, por jo objekte që i rrezikojnë banorët përreth”, theksoi Lukrovski.

Ai shtoi se është e nevojshme një rishikim i planeve urbanistike të deritanishme dhe se projektet e ardhshme duhet të hartohen bashkë me qytetarët.

“Do të bëjmë një rishikim të gjithçkaje që është ndërtuar deri tani, për të parë çfarë mund të korrigjohet apo të rikthehet në gjendjen e mëparshme. Ndërsa gjithçka që do të ndërtohet në të ardhmen do ta bëjmë së bashku me qytetarët. Do të doja që, për çdo ndërtesë të re që do të ngrihet, të shohim si do të funksionojë në atë hapësirë”, u shpreh ai.

Në lidhje me problemin e madh të parkimit, Lukrovski tha se komuna do të ofrojë zgjidhje konkrete, por edhe qytetarët duhet të jenë më të ndërgjegjshëm në përdorimin e hapësirave për parkim.

“Komuna duhet të kontribuojë për një jetë më cilësore për qytetarët, por edhe ne si qytetarë duhet të sillemi me korrektësi. Do të rinovojmë gjithçka që është përgjegjësi e komunës, por është e drejtë që vendet e parashikuara për parkim të shfrytëzohen në mënyrë të drejtë”, tha Lukrovski.

Ai njoftoi se po shqyrtohen mundësitë për të vënë në funksion garazhet ekzistuese, për heqjen e automjeteve të braktisura, dhe për vendosjen e garazheve modulare si pjesë e programës zgjedhore. Sipas tij, synimi është të krijohen mbi 500 vende të reja parkimi, ndërsa si zona më të rrezikuara për mungesë parkimi veçoi Karposh 4, Leptokarija dhe Mleçen.

Related posts

Migrimi ul shifrat e të papunëve në Strugë, problem mungesa e punëtorëve të kualifikuar

Gazeta Max

Pushteti dhe opozita me qëndrime të ndryshme sa i përket ribalancit të buxhetit

Gazeta Max

Partisë “E Majta” i “djegë” që uniformat e policisë do të jenë edhe në SHQIP

Gazeta Max